Kadri Veseli tregon pse shkuan mbrëmë me Edi Ramën tek Thaçi

Përgjatë vizitës që i bëri shkollës ‘Jeronim de Rada’ në Ferizaj, kryeparlamentari Kadri Veseli ka komentuar edhe publikimin e mbrëmshëm të një fotografie në të cilën ishin mbledhur liderët kosovarë bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Veseli ka treguar arsyen e këtij takimi, e që sipas tij ishte shtëpia e re e presidentit të […]
Veseli ka treguar arsyen e këtij takimi, e që sipas tij ishte shtëpia e re e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
“Ia uruam shtëpinë e re Hashim Thaçit”, ka thënë Veseli.
Tutje Veseli ka folur edhe për çështjen e taksës 100, ku tha se kjo tarifë do të mbetet derisa Serbia sillet njëjtë karshi Kosovës.
Ai shtoi gjithashtu se draft-dokumentin me kushtet e taksës e ka paraqitur para dhjetë ditëve duke ua dërguar atë partnerëve të tjerë institucional.
Veseli gjithashtu cilësoi se publikimi i këtij dokumenti s’ishte i nevojshëm dhe i duhur.
”Serbia nuk do duhej t’i dinte kushtet tona”, është shprehur ai.












