Jeremiq: Rendi botëror është në krizë, nevojiten reforma në OKB

Vuk Jeremiq, kryetar i Partisë Popullore në Serbi i cili ka mbajtur edhe pozitën e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, ka thënë se rendi botëror është në krizë të madhe dhe për këtë, sipas tij, OKB’ja ka nevojë për reform. Ai thotë se përbërja aktuale e OKB’së nuk po reflekton ndaj pozicionit të […]
Vuk Jeremiq, kryetar i Partisë Popullore në Serbi i cili ka mbajtur edhe pozitën e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, ka thënë se rendi botëror është në krizë të madhe dhe për këtë, sipas tij, OKB’ja ka nevojë për reform. Ai thotë se përbërja aktuale e OKB’së nuk po reflekton ndaj pozicionit të marrëdhënieve të shteteve të vërteta me botën, përcjell Periskopi.
“Situata aktuale është e paqëndrueshme dhe duhet të ndryshohet dhe për këtë, nevojitet një reform në OKB”, ka thënë Jeremiq në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së dedikuar forcimit të Organizatës Botërore dhe parimet e saj të multilaterizmit.
Jeremiq ka qenë i ftuar në këtë ngjarje si një nga shtatë ish presidentet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, i cili qëndroi në këtë pozitë nga shtatori i vitit 2012 deri në shtatorin e vitit 2013. Në vitin 2016, Vuk Jeremiq ishte kandidat i Serbisë për Sekretar të Përgjithshëm të OKB’së por nuk arriti ta marrë këtë pozitë.
“Në gjithë kursin e historisë, historia është krijuar e ndonjëherë edhe zhdukur – shpesh brenda natës e nganjëherë në stade me të ngadalshme. Mendoj se është ndoshta pak herët të flitet për sistemin ekzistues, por sipas mendimit tim, jemi duke injoruar një fakt se ky institucion po kalon nëpër një krizë të multilaterizmit”, ka thënë Jeremiq./Periskopi/












