Iute Credit pranon se i mashtroi kosovarët me kredi e kamata që i jepte për 15 minuta

Iute Credit pranon se i mashtroi kosovarët me kredi e kamata që i jepte për 15 minuta

Iute Credit, një institucion mikrofinanciar i licencuar në Kosovë ka pranuar se i ka mashtruar klientët e saj, dhe për këtë pasi që është ndëshkuar ua ka kthyer paratë klientëve. “Për të plotësuar një aplikim është e nevojshme të plotësohet një pyetësor i thjeshtë pranë zyrave tona, ose në uebsite-n tonë. Ju do të merrni […]

Iute Credit, një institucion mikrofinanciar i licencuar në Kosovë ka pranuar se i ka mashtruar klientët e saj, dhe për këtë pasi që është ndëshkuar ua ka kthyer paratë klientëve.

“Për të plotësuar një aplikim është e nevojshme të plotësohet një pyetësor i thjeshtë pranë zyrave tona, ose në uebsite-n tonë. Ju do të merrni një përgjigje brenda 15 minutash”, është fjalia që të godet në faqen e internetit të Iute Credit në Kosovë.

Reklama që mund të merrni kredi për 15 minuta një numrit të kosovarëve u kishte kushtuar shtrenjtë. Iute Credits, një institucion mikrofinanciar i licencuar në Kosovë për Insajderin ka pranuar se i ka mashtruar klientët e saj.

Ky konfirmim i tyre ka ardhur vetëm pasi që Insajderi e ka zbuluar se kjo kompani është ndëshkuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), institucioni që e licencoi këtë kompani.

“Pas konstatimit të shkeljeve nga Iute Credit, janë ndërmarrë masat konform natyrës dhe peshës së shkeljes”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Derisa BQK-ja nuk e konfirmon natyrën e ndëshkimit kundër Iute Credits, këtë për Insajderin e ka bërë vetë kompania.

“Pas masave të ndërmarra nga BQK-ja, lute Credit u ka kthyer mjetet qytetarëve të cilët janë dëmtuar me këtë rast dhe gjithashtu ka përmirësuar mënyrën e llogaritjes së normës së interesit”, thuhet në përgjigjet e Iute Credits për Insajderin.

Iute Credit madje nuk është i vetmi institucion mikronfinanciar i ndëshkuar nga BQK-ja, por kjo e fundit nuk pranon që të zbuloj edhe emrat e tjerë të kompanive ndaj të cilave mori masa, pos që e konfirmon që ka edhe të tjerë.

“Përveç Iute Credit, BQK-ja ka ndërmarrë masa ndëshkimore administrative edhe ndaj institucioneve të tjera, në momentin që janë vërejtur parregullsi dhe shpërputhje me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për Insajderin.

Institucionet mirkofinancare, që shpesh njihen edhe si “fajdexhinjtë e licencuar”, sipas një raporti të fundit të BQK-së kanë kamata që arrijnë edhe në masën mbi 21 %.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?