Isufi: Amerikanët s’po ia kërkojnë Haradinajt heqjen e taksës, por pezullimin e saj

Pavarësisht se SHBA ka shtuar presionin ndaj Qeverisë për heqjen e taksës, këta të fundit vazhdojnë të mos e marrin shumë seriozisht Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë ka kritikuar punën në dialog që ka bërë Kosova në të kaluerën, ndërsa tha se Ekipi Negociator aktual ka ide të qarta dhe të sakta kur […]
Pavarësisht se SHBA ka shtuar presionin ndaj Qeverisë për heqjen e taksës, këta të fundit vazhdojnë të mos e marrin shumë seriozisht
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë ka kritikuar punën në dialog që ka bërë Kosova në të kaluerën, ndërsa tha se Ekipi Negociator aktual ka ide të qarta dhe të sakta kur shkon në Bruksel.
“Më parë janë dalë tema që kanë pasur të bëjnë më shumë me Serbinë që ta afrojnë atë në agjendat eurpoiane më shpejt, sesa që ka pasë tema në favor të Kosovës. Ky inferioritet ka rezultuar me këtë gjendje që ne përsëri të ulemi në tavolinë dhe të shtrojmë temën për normalizim.
“Në qoftë se kishte pasur një delegacion që ishte bazuar në mbrojtjen e interesave të Kosovës atëherë kjo temë do të ishte mbyllur dhe ne kishim vazhduar me të tjera tema sot. Ne e kemi edhe marrëveshjen me energji me Serbinë që s’e ka zbatuar
“Në relacionin SHBA-Kosovë nuk ka prishje të marrëdhënieve, përkundrazi po e përkrahë në temat që ka ngritë Kosova. Ata nuk po kërkojnë heqjen e taksës, por pezullimin e saj dhe ne mund ta pezullojmë atë për aq ditë të diskutohet në tryezë”.
Isufi tha se vendosja e flamujve nëpër markete për të treguar vendin e origjinës së produkteve është bërë për ta mbrojtur të mbrojtur interesin e qytetarëve.
“Nuk janë vendime populiste por janë vendime për të mbrojtur interesat e qytetarëve nga shteti serb. Ne jemi treguar më lojal saqë duhet me ta. Çdo shtet mbron interesin e vet, secili shtet është një fuqi në vete për të vënë sanksione sa i përket rrezikimit të interesave të tij. Prandaj, ne kemi bërë një veprim që mbron qytetarin tonë dhe që të dinë çka po konsumojnë. Kur një konsumator e sheh flamurin serb duhet ta dijë që është produkt i shteti që po e lufton atë”.












