Ish-zyrtarët e SHIK’ut tregojnë a ishte Glauk Konjufca pjesë e organizatës

Ish-zyrtarët e SHIK’ut tregojnë a ishte Glauk Konjufca pjesë e organizatës

Asnjë prej ish-zyrtarët të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë nëse Glauk Konjufca kishte qenë në SHIK. Kanë thënë se nuk dëshirojnë të përfshihen në këtë debat. Njëri prej tyre ka thënë se vetëm Kadri Veseli mund të përgjigjet për këtë temë. Veç Kadri Veseli mund të flasë nëse Glauk Konjufca ishte […]

Veç Kadri Veseli mund të flasë nëse Glauk Konjufca ishte në SHIK për një vit. Kjo është përgjigja e Fadil Demakut, njërit prej ish-zyrtarëve të Shërbimit Informativ të Kosovës, pas konstatimeve të Dardan Molliqajt se Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK’ut për një vit.

Molliqaj ka paralajmëruar se do t’i tregojë edhe emrat tjerë të zyrtarëve të Vetëvendosjes që ishin pjesë e Shërbimit të udhëhequr nga Kadri Veseli, aktualisht Kryetar i PDK’së.

“Vete Kadri Veselin, ai mund të tregojë”, ka thënë Demaku, të dielën.

Ish-deputeti nga radhët e PDK’së ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në hajgaret e zyrtarëve të VV’së e PSD’së.

“Kësi hajgaresh nuk i komentoj”, ka shtuar ai.

Glauk Konjufca, aktualisht deputet i Vetëvendosjes, më herët, ka qenë pjesë e AAK’së.

Dardan Molliqaj tha se Konjufca ishte edhe në PDK. Ndërsa, tha se Shefi i deputetëve ishte për 365 ditë në SHIK.

Molliqaj nuk ka treguar se çfarë pozite ka pasur Konjufca dhe as sa është paguar për punën që ka bërë në organizatën e Kadri Veselit.

“S’di a e dini ju që Galuk Konjufca ka qenë një vit pjesë e SHIK’ut. Ai ka qenë në këtë shërbim para se të ishte pjesë e VV’së. Ti vetë Glauk ke qenë pjesë e SHIK. Dil e trego haptas që ke punuar aty”, ka thënë Molliqaj, në Kuvendin e Kosovës.

“Kur ka qenë Glauku në SHIK s’ka qenë në VV dhe unë s’e kam problem, por që s’e ka tregu se s’ka pas guximin me tregu. Mire është me kallxu një nja një që keni qenë në SHIK. Dua ta shoh edhe etikën edhe guximin edhe me pa a je gati me e pranu këtë gjë”, ka shtuar ai.

Glauk Konjufca ka kërkuar fakte nga Molliqaj për konstatimet se ishte pjesë e SHIK’ut.

“…i pranoj pretendimet e Dardanit, veç me një kusht: le të ofron fakte për shpifjet e tij”, ka deklaruar Konjufca.

Edhe një udhëheqës tjetër i ish-SHIK’ut, Fatmir Xhelili, aktualisht deputet i PDK’së, ka refuzuar të përfshihet në debatin Molliqaj-Konjufca.

“Nuk komentoj. Janë akuza të dy partive tjera. Nuk kisha dashur të komentoj”, ka thënë Xhelili, për Express.

Edhe Latif Gashi, ish-drejtor i përgjithshëm i SHIK’ut, ka thënë se nuk dëshiron të merret me deklarimet e Konjufcës e Molliqajt.

“Janë probleme të tyre. Nuk dua të merrem me to”, ka thënë Gashi.

Shërbimi Informativ i Kosovës, SHIK, ishte organizatë e themeluar në kohën e luftës dhe organ i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kishte funksionuar deri më 2008, kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës. Ka pasur akuza se pjesëtarë të kësaj organizate ishin të përfshirë në vepra penale.

Shumica e ish-anëtarëve të kësaj organizate kanë vazhduar aktivitetin politik në PDK, disa në AAK, VV e parti tjera.

Kadri Veseli, vitin e kaluar, kishte paralajmëruar se do t’i ‘nginte’ SHIK të gjithë zyrtarët e partive politike. Kishte thënë se kur të dalin faktet s’bën të kukasin “Ciu, ciu”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?