Isa Mustafa i ashpër me Veselin, e quan ‘spiker’: Ai i organizoi grevat, çka do të bëj javën e ardhshme?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Isa Mustafa, ka bërë një shkrim në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me zhvillimin e fundit sa i përket grevës në arsim. U raportua se greva ishte pezulluar ani që pak gjëra dihen për bisedat mes SBAShK-ut dhe pushtetit, shkruan Periskopi. Mustafa ka thënë se prapa […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Isa Mustafa, ka bërë një shkrim në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me zhvillimin e fundit sa i përket grevës në arsim.
U raportua se greva ishte pezulluar ani që pak gjëra dihen për bisedat mes SBAShK-ut dhe pushtetit, shkruan Periskopi.
Mustafa ka thënë se prapa grevës ishte kryetari i kuvendit, Kadri Veseli. “Z. Veseli, si kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit i ka organizuar grevat prandaj edhe bëri marrëveshje për dalje nga greva. Ndryshe si shpjegohet roli i Kryetarit të Kuvendit [speaker-it] në këtë proces, kur këto janë përgjegjësi të ministrit të arsimit dhe kryeministrit?” – shkruan ai.
Ai po ashtu ka tërhequr vërejtjen për marrëveshje të tjera në javën e ardhshme nga z.Veseli.
Lexoni shkrimin e plotë të z.Mustafa:
Miq të nderuar
Pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit. Ai sot, në rolin e ”Kryeministrit” arriti marrëveshjen me Sindikatën për ndërprerjen e grevës. Z. Veseli i gjeti dhe i premtoi paratë, për të cilat Kryeministri Haradinaj deklarohej se nuk ka. Nga kjo rezulton se z, Veseli si Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit i ka organizuar grevat prandaj edhe bëri marrëveshjen për dalje nga greva. Ndryshe si shpjegohet roli i Kryetarit të Kuvendit ( speaker -it) në këtë proces, kur këto janë përgjegjësi të ministrit të arsimit dhe të kryeministrit?! Shohim se çfarë marrëveshje tjetër do të bëjë z. Veseli javën e ardhshme. IM












