Interpelanca për pagën minimale pas dy javësh

Interpelanca për pagën minimale pas dy javësh

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kërkesën për interpelancë në Kuvendin e Kosovës ku do të diskutohet lidhur me pagën minimale, e cila është më e ulëta në rajon dhe si e tillë nuk i mbulon nevojat elementare të qytetarëve. Nënkryetari i kësaj partie, Visar Ymeri, në një konferencë për media ka thënë se rritja e pagës […]

Nënkryetari i kësaj partie, Visar Ymeri, në një konferencë për media ka thënë se rritja e pagës minimale ulë pabarazinë në të ardhura dhe rrit mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve.

“Paga minimale në Republikën e Kosovës  e caktuar në vitin 2011, është 170 euro për punëtorët, që kanë moshë mbi 35-vjeç, ndërsa 130 euro për ata që janë nën moshën 35-vjeçare. Dhe si e tillë paga minimale në Republikën e Kosovës është me e ulëta krahasuar me secilin vend të rajonit. Veçanërisht, kur ajo përkthehet në fuqinë blerëse që e krijon, jo si shumë minimale por si fuqi reale blerëse në tregun e caktuar”, tha Ymeri.

Duke përkujtuar se paga minimale aktuale nuk i mbulon as nevojat elementare të qytetarëve, nënkryetari i PSD-së përkujtoi se kjo pagë nuk është ndryshuar që nga viti 2011 pavarësisht se në fund të vitit 2018, Këshilli Ekonomik Social, i kishte propozuar Qeverisë rritjen në 250 euro.

“Prej që ka hyrë në fuqi  ligji për Këshillin ekonomik social, paga minimale është vendosur vetëm një herë dhe atë vetëm në vitin 2011. Që atëherë ajo pagë ka vazhduar të jetë e njëjta, për çka se ekonomia reale edhe ndikimi social i saj ka ndryshuar në mënyrë drastike.  Do të marrim një shembull të thjeshtë. Pagat në sektorin publik gjatë kësaj kohe janë rritur së paku dy herë, duke përjashtuar këtë rritjen e tretë që është bërë me ligjin e pagave, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës, javën e kaluar, e që hynë në fuqi gjatë këtij viti, pas nëntë muajve”, ka thënë Ymeri.

Ai tha se paga minimale është komponentë kryesore në sistemin e mbrojtjes sociale, për qëllim të reduktimit të varfërisë dhe rritjen e drejtësisë sociale.

“Ne kërkesën e kemi dorëzuar të hënën, pra është protokoluar dhe tash pritet që nëse jo javën e ardhshme, pas dy javëve të mbahet interpelanca, gjykuar nga këto afate kohore të specifikuara në rregulloren e Kuvendit. Pra, siç e dini, pas dorëzimit të kërkesës, brenda dy dite Kryesia e Kuvendit duhet ta dërgojë atë kërkesë tek institucioni, i cili është thirrur në interpelancë, këtë rast kryeministri i Republikës së Kosovës. Dhe ai i ka shtatë ditë pune afat, për të kthyer përgjigje për ditën që do t’i kishte konvenuar atij të vijë në interpelancë. Besoj dhe do të angazhohemi në mënyrë që këtë interpelancë ta bëjmë jo më vonë se pas dy javëve”, ka përfunduar Ymeri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?