Ilir Meta i kërkon Kongresmenit Engel vëmendje për Kosovën

Ilir Meta i kërkon Kongresmenit Engel vëmendje për Kosovën

Presidenti Meta është pritur në Shtetet e Bashkuara nga kongresmeni amerikan Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme e njëkohësisht një nga emrat që ka kontribuar më shumë në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Kreu i shtetit shqiptar, pasi e ka falënderuar Engelin për rolin e tij të pazëvendësueshëm, ka kërkuar prej tij të […]

Presidenti Meta është pritur në Shtetet e Bashkuara nga kongresmeni amerikan Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme e njëkohësisht një nga emrat që ka kontribuar më shumë në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Kreu i shtetit shqiptar, pasi e ka falënderuar Engelin për rolin e tij të pazëvendësueshëm, ka kërkuar prej tij të ndikojë për një vëmendje më të madhe të administratës amerikane, jo vetëm në raportet dypalëshe, por në veçanti në sfidat euroatlantike të rajonit.

“Një vëmendje e veçantë duhet të përfshijë Kosovën, që ndodhet në një moment të rëndësishëm për finalizimin e një marrëveshjeje me Serbinë, që do të jetë e qëndrueshme, afatgjatë dhe do të sjellë siguri dhe stabilitet në rajon”, mësohet të jetë shprehur presidenti Meta.

Duke e falënderuar për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momente historike për kombin, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovë, por edhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Meta shprehu besimin se angazhimi i Engelit do të vijojë.

Kongresmeni Eliot Engel, nga ana e tij, ka siguruar presidentin shqiptar për angazhimin e tij për forcimin e arritjeve deri më sot në rajon, falë përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për paqen dhe lirinë./Top Channel

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?