I kujtohet edhe Veselit të reagojë për Trepçën, e qorton BE’në por jo ashpër sa Haradinaj

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka reaguar pas deklaratës së zëdhënës së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, e cila u ka thënë mediave serbe se Trepça duhet të diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Veseli shkruan se Trepça as nuk ka qenë e as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. […]
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka reaguar pas deklaratës së zëdhënës së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, e cila u ka thënë mediave serbe se Trepça duhet të diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Veseli shkruan se Trepça as nuk ka qenë e as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë.
Sipas Veselit, me gjuhën që po përdorë BE’ja, po rrënon çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë.
Ai shkruan në Facebook:
Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë.












