Hoxhaj-Kurtit: S’je aspak serioz, ma mirë futuni në procesin e dialogut edhe ju

Hoxhaj-Kurtit: S’je aspak serioz, ma mirë futuni në procesin e dialogut edhe ju

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se tek cështja e dialogut e rëndësishme është që të ketë vullnet politik për votimin e Ligjit për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit Shtetëror për Dialogun – raporton Periskopi. Sipas tij, për këtë çështje nuk ka nevojë as të flitet shumë gjatë. “Ju kam dëgjuar me vëmendje. Ne mund të […]

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se tek cështja e dialogut e rëndësishme është që të ketë vullnet politik për votimin e Ligjit për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit Shtetëror për Dialogun – raporton Periskopi.

Sipas tij, për këtë çështje nuk ka nevojë as të flitet shumë gjatë.

“Ju kam dëgjuar me vëmendje. Ne mund të flasim shumë gjatë. Ma merr mendja se secili prej neve mund t’i ushtrojmë oraterinë e dijen, por esenca është a ka vullnet politik. Unë e disa kolegë jemi moti në këtë ndërtesë, ndërsa ju patët dilema për një projektligj. Aty ku ulesh ti Kujtim, kam qenë unë më 2006, e vendi ku kam qenë ul unë ka qenë Lufti Haziri. Në atë kohë kemi negociuar me Serbinë me rregullore, jo me ligj. Nëse keni vullnet politik me mbështet këtë proces është në rregull, nëse nuk keni – s’kemi çka me ba. Në këto 7-8 vitet e fundit në Kuvend është kërkuar afat për bisedimet me Serbinë, tani e kemi më 2019 – dhe nëse e shfrytëzojmë këtë rast, do të jetë historike për Kosovën. Unë pres prej Kurtit e Vetëvendosjes me votu Platformën. Ju thash merrne ligjin nëse doni edhe hidheni në shportë, veç hyni në proces”, tha Hoxhaj.

Atij i reagoi deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha se nuk mund të bëhen pjesë e një procesi për të cilin kanë vërejtje të mëdha. “Ne kemi vërejtje të mëdha për premisat e procesit, andaj nuk mundet Hoxhaj të na ftoj vec qashtu. Unë kam një pyetje për kryeministrin dhe zv/kryeministrit: pse raporti 49 faqesh nuk vjen në Kuvend për diskutim. Neve nuk na mungojnë marrëveshjet me Serbinë. Unë nuk po them të obsesionohemi me të kaluarën, por duhet t’i dimë hapat korrekt. Është gabim të fillohet me emra të delegacionit, e jo me platformë”, tha Kurti.

Kurtit sërish i reagoi Hoxhaj. “E kam kaluar fazën me dhanë ëprgjgije po ose jo. T’ju jap idenë më bazike. 2019 mund ta kompletojmë sovranitetin e Kosovës duke u bërë shtet anëtar i OKB’së. Po shihet që s’je serioz”, tha Hoxhaj tutje./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?