Hoti: Ligji për paga duhet të tërhiqet e të rishkruhet

Hoti: Ligji për paga duhet të tërhiqet e të rishkruhet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria duhet ta anulojë vendimin për rritje të pagave për vete, sepse ai vendim paraqet konflikt të interesit sipas vlerësimit të Agjencisë Antikorrupsion. “Ligji për pagat në sektorin publik nuk respekton parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë”, apo parimet […]

“Ligji për pagat në sektorin publik nuk respekton parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë”, apo parimet tjera parapara në nenin 3. Arsimtarët e shkollës së mesme paguhen sa truproja, i cili përveç pagës merr edhe shtesat për rrezikshmëri. Polici i thjeshtë ka koeficient 2, ndërkaq polici i ri 1.0. Ligji lë hapësirë për përcaktim të të ardhurave me vendime të organeve të tjera, duke lënë hapësirë që prapë me vendime ekzekutive të krijohen pabarazi në të ardhura”, ka shkruar Hoti në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Image

Me nenin 27, thotë tutje Hoti, ruhen pagat e larta të atyre që për shumë vite kanë përfituar shumëfish më shumë se vartësit e tyre ose të punësuarit e tjerë.

“Kjo bie ndesh me qëllimin e këtij ligji, që është harmonizimi i pagave në sektorin publik. Si i tillë, ky ligj duhet të tërhiqet. Ligji duhet të rishkruhet në konsultim me të gjitha kategoritë e të punësuarve në sektorin publik. Qeveria duhet të anulojë vendimin për rritje të pagave për vete, sepse ai vendim paraqet konflikt të interesit sipas vlerësimit të Agjencisë Antikorrupsion që është organi i vetëm që vlerëson ligjërisht konfliktin e interesit”, ka thënë tutje ai.

Kujtojmë se Ligji për Pagat dhe ai për Buxhetin, pritet të votohen nesër, ditë e shtunë, në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?