Haziri thotë se kokëfortësia për mos heqjen e taksës, do ta rrëzojë Haradinajn

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se nëse kryeministri Haradinaj vazhdon ta mbajë masën e taksës me kokëfortësi atëherë qeveria do të bie, dhe kryeministri do ta përdor rezistencën ndaj Serbisë si arsyetim publik, transmeton Periskopi. “Besoj që do të bie qeveria nëse vazhdon me këtë kokëfortësi por do ta ketë një arsyetim publik […]

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se nëse kryeministri Haradinaj vazhdon ta mbajë masën e taksës me kokëfortësi atëherë qeveria do të bie, dhe kryeministri do ta përdor rezistencën ndaj Serbisë si arsyetim publik, transmeton Periskopi.

“Besoj që do të bie qeveria nëse vazhdon me këtë kokëfortësi por do ta ketë një arsyetim publik që do të thotë se u rrëzova se u tregova konsisent ndaj qëndrimeve të mija karshi Serbisë”, ka thënë Haziri.

“Sa i përket PAN-it, formalisht udhëheq kryetari i PDK-së, është emri formal. De facto këtë koalicion e zhagit kryeministri. Nëse deri sot e kemi këtë raport, po tregohet qartë që politikën e artit të kryer po e zbaton kryeministri”, ka thënë Haziri.

Qeveria dhe zërat e ndryshëm brenda koalicionit qeverisës, sipas Hazirit, po rrezikojnë raportin e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë.

“Ne e dimë që kemi siguri prej NATO-s, edhe ushtria që po ndërtohet po ndërtohet me ndihmën e NATO-s dhe thirrja më racionale do të ishte që duhet mu ulë dhe të bëjmë një dialog të brendshëm”./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?