Haziri e bën Veselin fajtor për grevën në arsim

Haziri e bën Veselin fajtor për grevën në arsim

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se fajtori për grevën në arsim ka qenë kryeparlamentari, Kadri Veseli. Në Rubikon të KTV-së, Haziri ka thënë s e”ai që e shkakton problemin, edhe e zgjidh”. “Ka pasur futje të duarve në xhepa të huaj”, ka thënë Lutfi Haziri duke folur për tollovinë që shkaktoi greva e […]

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se fajtori për grevën në arsim ka qenë kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Në Rubikon të KTV-së, Haziri ka thënë s e”ai që e shkakton problemin, edhe e zgjidh”.

“Ka pasur futje të duarve në xhepa të huaj”, ka thënë Lutfi Haziri duke folur për tollovinë që shkaktoi greva e mësimdhënësve për javë të tëra.

“Kjo më shumë po bëhet brenda partnerëve të koalicionit qeverisës. Nuk është opozita këtu, LDK nuk e ka as në kulturë të bëj diçka të tillë. Fatkeqësisht SBASHK-u është i ngjyrosur politikisht. I vetmi njeri që nuk ka qenë në këtë marrëveshje ka qenë ministri i Arsimit, i vetmi ka qenë që është munduar të bëjë zgjidhje. Kryeministri ka qenë afër me zgjidh. Prapë është nënshkruar në kushte të njëjta, kryetari i PDK-së ishte i pari aty dhe gjithmonë thuhet që kush e shkakton problemin, ai e zgjidh”, ka deklaruar Haziri, transmeton Periskopi.

Të fundit
Të ngjashme