Haradinaj për luftën e paralajmëruar nga Bahtiri: Jeni mësuar me deklaratat e Agimit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, se nëse preket Mitrovica, do të ketë luftë të paparë. “Agim Bahtiri jep shpesh deklarata dhe mendoj se jeni mësu me deklarata të tij, do të thotë nuk duhet me ekzagjeru me deklarata. Ndryshe eshte tendenca e destabilizimit në veri, nuk […]
Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, se nëse preket Mitrovica, do të ketë luftë të paparë.
“Agim Bahtiri jep shpesh deklarata dhe mendoj se jeni mësu me deklarata të tij, do të thotë nuk duhet me ekzagjeru me deklarata. Ndryshe eshte tendenca e destabilizimit në veri, nuk është as nga shqiptarët e veriut as serbët e veriut apo shqiptarët e jugut. Ju bëj apel që të përmbahen të gjithë, të mos lëshohen këto. Besoj se edhe zoti Rakiq edhe Agim Bahtiri duhet të përmbahen dhe mendoj se besojnë se dialogu duhet të vazhdojë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Periskopi.
Kryeministri Ramush Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, është pyetur nga gazetarët lidhur me kërkesën e një deputeteje të Vetëvendosjes që t’u ndahen nga 15 mijë euro familjeve që humbin ndonjë anëtar të familjes në vendin e punës.
Ai ka thënë se nuk ka ende asnjë kërkesë konkrete lidhur me këtë.
“Nuk na ka ardhë naj kërkesë konkrete. Ekzistojnë rrethanat që na obligojnë për anëtarët e kabinetit, pra ekziston një praktikë e tillë dhe respektohet situate e tillë që aplikohet në krejt vendet e botës”, ka thënë Haradinaj, përcjell Periskopi.
Haradinaj edhe një herë ka komentuar deklaratën e zëdhënëses së KE’së, Maja Kocijancic, lidhur me kyqjen e temës për Trepçën në dialog me Serbinë.
Edhe një herë, kryeministri ka thënë se kjo tregon se BE’së i ka humbur rruga në oborr.
“Trepca është e Kosovës, shiqoni ligji është i Kosovës, është një precedan dikush me komentu një votim të parlamentit të Kosovës, pra një tregues që atyre iu ka humb udha në oborr. Kyqja e kësaj teme në dialog është thirrje për destabilzim. Kosova i krynë vetë punët e shtëpisë”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/












