Haradinaj optimist: Besoj që buxheti do të kalojë sot

Kryeministri Ramush Haradinaj beson që Kuvendi do ta votojë buxhetin për vitin 2019. Haradinaj e tha këtë në hollin e Kuvendit pak para se të fillojë seanca seancë ku pritet të miratohet Projektligji për Paga ai për Buxhet. “Besoj që buxheti do të kalojë”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve në hollin e Kuvendit. Kuvendi do […]
Haradinaj e tha këtë në hollin e Kuvendit pak para se të fillojë seanca seancë ku pritet të miratohet Projektligji për Paga ai për Buxhet.
“Besoj që buxheti do të kalojë”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve në hollin e Kuvendit.
Kuvendi do të mbajë seancë kur pritet të shqyrtohet edhe Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të
Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
Partia Socialdemokrate, ka vënë pesë kushte kur votoi projektbuxhetin në lexim të parë, njëra prej të cilave është edhe lirimi nga detyra e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, kusht të cilin e zbatoi këtë mëngjes Haradinaj.












