Haradinaj për votimin e Statutit të ‘Trepçës’: E zgjuam gjigantin kosovar

Pas miratimit të Buxhetit për vitin 2019, kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar se ky vit do të jetë vit i suksesit dhe zhvillimit për Kosovën. Ai ka thënë se me votimin e Statutit të “Trepçës” kemi zgjuar gjigantin kosovar. “Ky është hapi kryesor për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të […]

“Ky është hapi kryesor për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave dhe punësim”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai deklaroi se votimi i Statutit me 2/3 e votave të Kuvendit dëshmoi unitet të spektrit politik.

“Ky statut i jep Trepçës legjitimitetin e nevojshëm për të operuar me të gjitha kapacitetet e saja dhe duke e rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve”, shkruan në facebook kryeministri.

E Kuvendi i Kosovës ka votuar Ligjin për buxhetin e vitit 2019. Gjatë seancës së sotme plenare, deputetët votuan po ashtu Ligjin për pagat në sektorin publik.

Për Ligjin për buxhetin kanë votuar 65 deputetë. Buxheti për vitin 2019 është paraparë të jetë në vlerë prej 2,3 miliardë euro.

Dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë votuar për buxhetin për vitin 2019.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?