Haradinaj flet për darkën te Thaçi, thotë se Qeveria nuk e heqë taksën ndaj Serbisë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur pas darkës së liderëve të shtetit në shtëpinë e re të presidentit Hashim Thaçi, ku mbëmë ishin të pranishëm kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryetari i Qeverisë së Shqipërisë Edi Rama, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli. Deputeti Haradinaj tha se qëndrimi i Qeverisë së […]
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur pas darkës së liderëve të shtetit në shtëpinë e re të presidentit Hashim Thaçi, ku mbëmë ishin të pranishëm kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryetari i Qeverisë së Shqipërisë Edi Rama, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli.
Deputeti Haradinaj tha se qëndrimi i Qeverisë së udhëhequr nga AAK mbetet e njëjtë sa i përket taksës.Kjo siç tha ai nuk hiqet.
“Serbia nuk ka të drejtë me i qit kushte Kosovës…Serbia po tentohet me u sill si viktimë dhe duke tentu edhe këtë taksën me shfrytëzu si kusht”, ka thënë deputeti i AAK-së duke në “Info Magazina” të Klan Kosovës, duke shtuar tutje se Serbia ka bërë gjithçka kundër Kosovës në mënyrë agresive. Ai ka përmendur lobimin kundër Kosovës si ai në Interpol dhe njohjet.
Haradinaj po ashtu tha se nuk do të prishen me Amerikën. Ani pse kjo kërkoi heqjen e taksës. Sipas Daut Haradinajt situatë paksa e njëjtë ka qenë edhe për themelimin e Ushtrisë, port ë gjitha argumentet kanë qenë në favor të Kosovës dhe ushtria u bë /Periskopi












