Haradinaj: As Bedria s’ka qef me ja korrigju naj arë, megja duhet me u rujt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka përsëritur qëndrimin e tij se çështja e kufijve nuk duhet të jetë temë e diskutimit në bisedimet me Serbinë në Bruksel – raporton Periskopi. Këtë deklaratë të tij, Haradinaj e ka thënë gjatë vizitës në Fabrikën “Vipa Chips”. “Me i thanë Bedrisë me ja korrigju naj […]
Këtë deklaratë të tij, Haradinaj e ka thënë gjatë vizitës në Fabrikën “Vipa Chips”.
“Me i thanë Bedrisë me ja korrigju naj arë, s’ka qef. Ara është arë, e duhet me u ruajt megja. E ashtu duhet të jetë edhe mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk duhet me shku asaj rruge që çështja e territorit me qenë temë atje”, ka thënë tutje ai./PERISKOPI












