Hamza: Votojeni buxhetin, ose bllokohet shteti

Ministri i Financave, Bedri Hamza është shprehur i bindur se projektligji për buxhetin e Kosovës do të votohet, pasi prej datës 31 janar nuk ka mundësi të aprovohet asnjë pagesë. Hamza i bëri këto komente para fillimit të seancës, ku tha se pret që projektligji për buhetin të miratohet dhe shteti të funksionojë. Hamza: Pres […]
Hamza i bëri këto komente para fillimit të seancës, ku tha se pret që projektligji për buhetin të miratohet dhe shteti të funksionojë.
Hamza: Pres që vendi ta ketë buxhetin
“Është më se e nevojshme të votohet, ne veç e dimë që prej datës 31 janar nuk kemi mundësi ta ekzekutojmë asnjë pagesë, pres që sot të aprovohet buxheti, vendi ta ketë buxhetin dhe të ketë mundësi që shteti të funksionoj. Jam optimistë se do të jenë votat…..plani B, sot është edhe vendimi për zgjatjen e shfrytëzimin e ndarjeve buxhetore“, tha ai.
Me këtë hap tha se do të jenë ndarja buxhetore për muajin shkurt.












