Gruevski flet për arratisjen: Planifikuan të më vrisnin në burg

Gruevski flet për arratisjen: Planifikuan të më vrisnin në burg

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski thotë se u largua për në Hungari për të shmangur dënimin prej dy vjetësh burgim pasi ai pranoi kërcënime se do të vritej. Në intervistën e parë që prej se ka ikur nga shteti, Gruevski më 2 shkurt tha për televizionin maqedonas Sitel se ai fillimisht kishte pasur për qëllim […]

Në intervistën e parë që prej se ka ikur nga shteti, Gruevski më 2 shkurt tha për televizionin maqedonas Sitel se ai fillimisht kishte pasur për qëllim që të shkonte në burg për të vuajtur dënimin, pavarësisht se ai dënimin ndaj tij e quajti “pa bazë ligjore”.

“Por… pranova informacione se dikush po planifikonte të më likuidonte në burg. Prandaj, ndryshova vendimin tim”, tha Gruevski.

Gruevski tha se ka pranuar informacione “nga njerëz brenda burgut që kanë qenë mirë të informuar” se është planifikuar një atentat ndaj tij.

“Nuk mund ta them publikisht se kush qëndron pas këtij komploti sepse nuk mund të ofroja prova për këtë gjë në atë moment. Prandaj, vendosa të largohesha nga Maqedonia”, tha ai.

Gruevski edhe më herët ka deklaruar se ka pranuar kërcënime me vdekje në Maqedoni, një akuzë për të cilën, Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev ka shprehur skepticizëm, duke hedhur poshtë se ish-kryeministri Gruevski ka qenë viktimë e ndjekjes politike.

Nikolla Gruevski, që ka lidhje të fuqishme me kryeministrin autokrat hungarez, Viktor Orban, u largua për në Budapest në nëntorin e vitit 2018, pasi ishte dënuar në Maqedoni nën akuza për korrupsion me dy vjet burgim. Budapesti zyrtar i dha azil Gruevskit, për atë që e cilësoi si “përndjekje politike” në Maqedoni.

Gruevski tha se ka zgjedhur shtetin e Hungarisë për shkak se ai është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe sipas tij është shtet “me institucione të pavarura”.

Nikolla Gruevski, ka shërbyer në postin e kryeministrit nga viti 2006 deri më 2016. Ai, në muajin maj të vitit 2018, u dënua me dy vjet burgim, për shkak se kishte përdorur për nevoja personale, një veturë në vlerë prej 600 mijë eurosh, që ishte blerë me fonde shtetërore.

Shkupi zyrtar, që ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për Gruevskin, e akuzon atë edhe për një varg veprash të tjera që lidhen me korrupsion. (REL)

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?