Glauk Konjufca shfaqet në një intervistë në televizionin e Baton Haxhiut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është shfaqur sonte në një intervistë të transmetuar në televizionin Klan Kosova të drejtuar nga Baton Haxhiu. Dhe kjo vetëm dy ditë pasi që lideri i partisë së tij, Albin Kurti, e linçoi sërish publikisht Haxhiun duke i thënë “punëtorë i Stanishiqit”. I ftuar në emisionin ‘A’ para dy […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është shfaqur sonte në një intervistë të transmetuar në televizionin Klan Kosova të drejtuar nga Baton Haxhiu.
Dhe kjo vetëm dy ditë pasi që lideri i partisë së tij, Albin Kurti, e linçoi sërish publikisht Haxhiun duke i thënë “punëtorë i Stanishiqit”.
I ftuar në emisionin ‘A’ para dy dite, Kurti ka linçuar gazetarin Baton Haxhiu duke thënë se ‘një njeri i urryer në Kosovë ka ndikim në Tiranë’.
Ai ishte pyetur për rastin e ministrit Gent Cakajt, Kurti ka thënë se ai nuk është ministër as i Kosovës e as i Shqipërisë, por është ministër i Baton Haxhiut’.
“Sa i përket rastit te ish anëtarit të Vetëvendosjes, Gent Cakajt, ne kemi dalur me një qëndrim publik. Ai nuk është ministër i Kosovës e as i Shqipërisë. Ai besa nuk është as ministër i Edi Ramës. Ai është ministër i Baton Haxhiut dhe Stanishiqit”, ka thënë Kurti.
Por kjo duket se nuk i pengon deputetët e VV-së, që të shfaqen në televizionin e Haxhiut sa herë që ju duhet vëmendje mediatike. Sikurse që nuk e pengoi Konjufcën. /Periskopi












