Gjykata Supreme: Holanda nuk kishte faj për Srebrenicën

Gjykata Supreme: Holanda nuk kishte faj për Srebrenicën

Gjykata Supreme e Holandës duhet të rrëzojë një vendim që e mban këtë vend pjesërisht përgjegjës për vdekjen e rreth 300 meshkujve myslimanë në Srebrenicë të Bosnjës, më 1995. Kryeprokurori i Gjykatës Supreme, Paul Vlas, tha se një gjykatë holandeze e apelit, më 2017, ka marrë vendim “të pakuptueshëm” duke u mbështetur në konstatimin se […]

Gjykata Supreme e Holandës duhet të rrëzojë një vendim që e mban këtë vend pjesërisht përgjegjës për vdekjen e rreth 300 meshkujve myslimanë në Srebrenicë të Bosnjës, më 1995.

Kryeprokurori i Gjykatës Supreme, Paul Vlas, tha se një gjykatë holandeze e apelit, më 2017, ka marrë vendim “të pakuptueshëm” duke u mbështetur në konstatimin se paqeruajtësit holandezë nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i mbrojtur meshkujt që kanë kërkuar strehim në bazën e tyre.

Opinioni i prokurorit do të merret parasysh kur gjykata të marrë vendimin e saj përfundimtar, më 19 prill, transmeton rel.

Në total, 8,000 burra dhe djem myslimanë janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjës, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.

Vrasjet janë konsideruar si masakra më e keqe në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shumë nga viktimat kanë ikur në Srebrenicë – zonë e shpallur e sigurt nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara – porse trupat holandeze nuk kanë qenë në gjendje t’i mbrojnë.

Qeveria e Holandës ka dhënë dorëheqje në vitin 2002, pasi ka pranuar dështimin e saj për t’i mbrojtur viktimat, por ka thënë se paqeruajtësit kanë qenë në “mision të pamundur”.

Në vendimin fillestar në vitin 2014 është thënë se ushtarët holandezë duhet të dinin se meshkujt do të vriteshin nga forcat serbe të Bosnjës nëse do të detyroheshin të largoheshin nga baza.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?