Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është gjetur një person i vdekur – raporton Periskopi. Sipas Policisë, dyshohet se ai ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. “Viktima mashkull K/Shqiptar afër shtëpisë së tij […]
Sipas Policisë, dyshohet se ai ka bërë vetëvrasje.
Afër trupit të tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë.
“Viktima mashkull K/Shqiptar afër shtëpisë së tij në rrugë, është gjetur pa shenja jete i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe mjeku, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Afër trupit të viktimës është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim të Policisë./PERISKOPI












