Flet babai i 14 vjeçares së abuzuar seksualisht: Do ta largoj bijën time nga ky vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, ku një e mitur 14-vjeçare është abuzuar seksualisht në mënyrë periodike nga një grup adoleshentësh. Gazetarja e “Top-Channel”, Juli Krisafi ka treguar detaje prej bisedës së saj me babain e 14-vjeçares. “Babai na ka thënë se gjithçka ka nisur pasi vajza e tij hyri në […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, ku një e mitur 14-vjeçare është abuzuar seksualisht në mënyrë periodike nga një grup adoleshentësh.
Gazetarja e “Top-Channel”, Juli Krisafi ka treguar detaje prej bisedës së saj me babain e 14-vjeçares.
“Babai na ka thënë se gjithçka ka nisur pasi vajza e tij hyri në marrëdhënie me një shokun e klasës. Ky i fundit, në pabesi e kishte xhiruar me anë të një shoku tjetër duke kryer marrëdhënie dhe, përmes kësaj videoje, ata e shantazhonin vajzën. Nëse ajo nuk i nënshtrohej marrëdhënies seksuale në grup me shokë të tjerë, ata do t’i publikonin videon për ta turpëruar në sytë e të gjithëve”, tha gazetarja.
Sipas gazetares, vajza ndodhet aktualisht në gjendje të qëndrueshme psikike, ndërsa i është nënshtruar edhe ekspertizës mjekoligjore, pas së cilës mjekët kanë dalë të tronditur. Ndërsa babai i vajzës mësohet të ketë thënë se po përgatitet ta largojë të bijën nga Kavaja në drejtim të ndonjë vendi të Bashkimit Europian./lapsi/












