​Sot përfundon ultimatumi i Sindikatës së Doganës ndaj Qeverisë

​Sot përfundon ultimatumi i Sindikatës së Doganës ndaj Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka kohë deri në mesditë që të kthejë për zyrtarët doganorë statusin e zyrtarit publik të uniformuar dhe të garantojë paprekshmërinë e pagave të tyre nga projektligji për pagat, përndryshe Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës paralajmëron greva. Këto dy kërkesa të tyre, zyrtarë të kësaj sindikate i parashtruan sot në […]

Këto dy kërkesa të tyre, zyrtarë të kësaj sindikate i parashtruan sot në një konferencë për media, ku edhe dhanë ultimatumin e tyre për Qeverinë.

Sipas tyre, krejt kjo është bërë për të mbrojtur pagat dhe statusin e mëhershëm të zyrtarëve të doganës, të cilin e kanë pasur deri më 29 janar të këtij viti, kur Komisioni për Administratë Publike ka amandamentuar Projektligjin për pagat e sektorit publik.

Ziavere Keqmezi, anëtare e kryesisë dhe njëherësh kryesuese e Këshillit grevist, bëri të ditur se kanë lënë hapësirë deri sot për të parë nëse do të përfillen kërkesat e tyre, raporton KosovaPress.

“Në rast që nuk plotësohen kërkesat e tona, ne sot kemi paralajmëruar edhe grevën e cila është dashur të ndodhë nga ora 14:00-15:00, në të gjitha pikat doganore dhe në zyrat e brendshme dhe sektorët tjerë, mirëpo e kemi shtyrë, sepse kemi marrë informata se nga takimet që ka pasur kryesia jonë me ministrin e Financave, Bedri Hamza, pasi që kemi marrë premtime, do t’i japim hapësirë dialogut deri nesër në ora 12:00. Përndryshe, nëse nuk do të respektohen këto ndryshime, dhe të bëhen ndryshimet me amandament shtesë, atëherë ne do të vazhdojmë grevën”, tha ajo.

Kryetari i kësaj sindikate, Ali Vitija tha se kërkojnë rangim të njëjtë me zyrtarët tjerë të sigurisë, sikurse janë Policia dhe AKI-ja.

Sipas tij, ndryshimi nga statusi i zyrtarit publik të informuar në shërbyes civil për zyrtarët e Doganës, bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me misionin e Doganës.

Kurse, Kujtim Krasniqi, nënkryetar i Sindikatës, tha se përmes këtyre kërkesave zyrtarët doganorë po mbrojnë të drejtën e tyre legjitime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?