​Nis ndërtimi i hekurudhës moderne, pritet të punësohen 120 persona

​Nis ndërtimi i hekurudhës moderne, pritet të punësohen 120 persona

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të Kontratës komerciale ndërmjet INFRAKOS dhe GCF (Generale Construzioni Ferrovarie), për Rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit. Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot është një ditë feste për Kosovën. “Sot është një ditë feste në Kosovë pasi […]

Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot është një ditë feste për Kosovën.

“Sot është një ditë feste në Kosovë pasi nga sot fillojnë punimet për rehabilitimit të një segmenti të rëndësishëm që është fushë Kosovë -Hani i Elezit. Punimet zgjasin 24 muaj dhe i bie që në fillim të viti 2021 kemi hekurudha të mira. Anët e mira të ditës së sotme se ky është një investim i përbashkët, investon Kosova dhe BE-ja”, tha ai.

Kryeministri  shtoi se përgjatë kësaj kohe do të hapen edhe vende të punës.

Ndërsa u zotua se në pranverën e vitit 2021 hekurudhat do të jenë të përfunduara  deri në Merdare e në Leshak.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, u shpreh se investimi në hekurudha është një lajm i mirë.

“Sot po fillon diçka e re për hekurudhën e Kosovës, do të ndodh investimi në hekurudha. Trenat do të kenë mundësi të zhvillojnë shpejtësi deri në 150 km në orë. Nga sot 210 milionë euro para të siguruara nga Qeveria e Kosovës përmes bankës për Rindërtim dhe Zhvillim. Edhe sistemi hekurudhor në Kosovë është prioritet për qeverinë dhe për MI”, tha ai.

Kryeshefi ekzekutiv i Infrakos, Agron Thaçi, tha se me këtë investim Kosova do të ketë një hekurudhë moderne.

“Që nga nesër do të fillojnë punimet, besoj që kemi bërë një përgatitje të mirë dhe do të kemi një linjë që do të jetë moderne dhe i bashkon të gjitha kriteret e BE-së”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Luigi Brusa, tha se kjo hekurudhë do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës.

“Në fazën e parë ndërhyrja jonë është rreth 40 milionë euro duke përfshirë edhe fazën e projektimit. Ne jemi duke bashkuar njerëz dhe do të ketë një ndikim shumë pozitiv për Kosovën. Do të krijohen 120 vende të reja të punës. Kjo është punë e madhe dhe jam shumë i lumtur për fillimin e këtij punimi”, u shpreh ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?