Abdixhiku: Grevat i ka nisur dhe mbyllur Kadri Veseli

Në kohën kur po pritet të fillojë seanca për buxhetin, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se projektligji i buxhetit mbetet me defekte serioze dhe për këtë LDK do të refuzojë në thelb qasjen e tillë buxhetore. Ai ka thënë se ky projektligj adreson interesa të partive politike, teksa shton se edhe grevat që […]
Ai ka thënë se ky projektligj adreson interesa të partive politike, teksa shton se edhe grevat që kapluan vendin muajin që sapo lamë pas, ishin iniciuar nga politika, konkretisht nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Abdixhiku theksoi se LDK nuk do të votojë as projektligjin për pagat, për të cilin tha se vetëm sa thellon pakënaqësitë mes sektorëve, teksa shtoi se grevat në arsim, në shëndetësi dhe miniera kanë qenë të koordinuara dhe orkestruara nga PDK-ja, si pjesë e shantazhit të brendshëm të koalicionit qeverisës
“Greva është përdorur si instrument politik nga z. Veseli në radhë të parë dhe meqenëse është instrument politik, e trajtojmë si të tillë. Pra, grevat janë nisur me urdhra politik, janë trajtuar me urdhra politik dhe janë mbyllur me urdhra politik. Në një rrethanë të tillë, mos të harrojmë, ka diskrepancë të madhe mes sektorit privat dhe sektorit publik. Paga e sektorit publik është tri herë më e madhe se paga e paga minimale në Kosovë… Ne konsiderojmë se greva ka qenë e koordinuar dhe orkestruar nga PDK si pjesë e shantazhit të brendshëm të koalicionit qeverisës”, u shpreh ai.












