E shfrytëzoi një 16 vjeçare si skllave seksi, ky është dënimi që pritet ta marrë hetuesi policor nga Drenasi

E shfrytëzoi një 16 vjeçare si skllave seksi, ky është dënimi që pritet ta marrë hetuesi policor nga Drenasi

Prokuroria Themelore pritet që sot të kërkojë paraburgim për hetuesin e Policisë, Vesel Veselin, lidhur me dyshimin për abuzim seksual dhe shantazh ndaj një vajze 16 vjeçare nga komuna e Drenasit. Mirëpo, çfarë dënimi parasheh Kodi i Procedurës Penale lidhur me dy veprat për të cilat akuzohet polici në fjalë. Kësisoj, organet e drejtësisë mund […]

Mirëpo, çfarë dënimi parasheh Kodi i Procedurës Penale lidhur me dy veprat për të cilat akuzohet polici në fjalë. Kësisoj, organet e drejtësisë mund ta dënojnë të njëjtin mbi 10 vite burgim.

Sipas nenit 341, të KPK-së, ku flitet për shantazhin, sqarohet se kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanos personin tjetër se do të zbulojë diçka në lidhje me të apo personat e afërm të tij që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tyre dhe në këtë mënyrë e detyron personin e tillë të kryej apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Në nenin 239 tregohet se keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin përveç nëse parashihet ndryshe në këtë kapitull, kushdo që e detyron personin tjetër të kryejë akt seksual në një ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet me burgim prej një 1 deri në pesë vjet.

Vlen të theksohet se Inspektorati Policor i Kosovës përmes rrugëve operative ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Drenas (me gradën e rreshterit).

Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar dje (05.02.2019) edhe një urdhëresë për bastisje në disa lokacione duke përfshirë shtëpinë e të dyshuarit, zyrën e tij në Stacionin Policor në Drenas dhe një ordinancë private (mjekësore).

Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor me inicialet V.V) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin (e paraparë në nenin 239 të Kodit Penal).

https://periskopi.com/arrestohet-hetuesi-qe-shfrytezonte-16-vjecaren-nga-drenasi-si-skllave-seksi-dalin-detaje-shokuese-per-rastin/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?