Dyshoni se prisni binjakë, këto janë shenjat që tregojnë se jeni brenda jush rrahin dy zemra

Dyshoni se prisni binjakë, këto janë shenjat që tregojnë se jeni brenda jush rrahin dy zemra

Gjatë shtatzënisë, ju mund të pyesni veten: po sikur të bëja binjakë apo trinjakë. Kjo ndodh për shumicën e nënave kur mësojnë se janë shtatzëna. Ose disa mund të pyesin si mund të mbeten shtatzënë me binjakë. Një shtatzëni me binjakë mund të japë disa shenja dhe simptoma të mundshme por vetëm mjeku mund t’jua […]

Gjatë shtatzënisë, ju mund të pyesni veten: po sikur të bëja binjakë apo trinjakë. Kjo ndodh për shumicën e nënave kur mësojnë se janë shtatzëna. Ose disa mund të pyesin si mund të mbeten shtatzënë me binjakë. Një shtatzëni me binjakë mund të japë disa shenja dhe simptoma të mundshme por vetëm mjeku mund t’jua konfirmojë. Por, më poshtë ju shpjegojmë disa nga të dhënat që tregojnë se mund të jeni shtatzënë me binjakë.

1.Dëgjohen dy rrahje zemre. Ka disa mjete që mund të përdoren për të dëgjuar rrahjet e zemrës gjatë shtatzënisë, duke përfshirë një stetoskop, fetoskop ose monitor Doppler. Me një dëgjim të kujdesshëm, një mjek ndonjëherë mund të zbulojë nëse janë shumë rrahje zemre ose dy në rastin e binjakëve. Nëse është kështu, një skanim me ultratinguj mund të japë konfirmimin. Megjithatë, dëgjimi për rrahjet e zemrës mund të jetë i ndërlikuar dhe sigurisht jo i pagabueshëm. Mund të jetë e vështirë të dallosh rrahjet e zemrës së secilit, veçanërisht nëse ato rrahin me ritëm të njëjtë. Edhe tingujt e zemrës së nënës mund të fshehin reziltatet.

2.Rritet pesha e gruas.Nuk ka dyshim se mbajtja e dy foshnjave ka një ndikim të madh në trupin e një gruaje. Jo vetëm që duke qenë shtatzënë me binjakë gruaja ka gjasa të fitojë më shumë peshë, por mitra e tyre do të shtrihet dhe zgjerohet për të akomoduar dy fëmijët. Shumica e mjekëve dhe mamive do të monitorojnë shtimin e peshës dhe madhësinë e mitrës. Një tejkalim i të dyjave mund të tregojë një shtatzëni të shumëfishtë, edhe pse ka shumë shpjegime të.

3.Ju ndieni lëvizjet e bebit shumë më herët. Ndierja e lëvizjes së fetusit herët mund të jetë një shenjë e binjakeve. Një nga momentet më emocionuese të shtatzënisë është ndierja e lëvizjes së foshnjës brenda barkut tuaj. Disa gra e përshkruajnë atë si flutura. Zakonisht, gratë mund ta ndiejnë këtë ndjesi, midis javës së 16 dhe 25. Nënat që kanë qenë shtatzëna me binjakë kanë thënë se i kanë ndier më shpejt lëvizjet, ndonjëherë që në fillim të tremujorit të parë. Mund të jetë edhe sepse brenda barkut ka diçka më shumë se dy duar të vogla dhe dy këmbë të vogla që lëvizin. Nëse ndjeni lëvizje të hershme ose të shpeshta të fetusit, sigurohuni që ta përmendni atë tek mjeku që ju ndjel.

4.Keni shumë të rritur nivelin HCG ose AFP (hormon i prodhuar gjatë shtatzënisë). Nëse nivelet janë të larta ose të përshpejtuara, mund të tregojë një shtatzëni të shumëfishtë. Ekzaminimi për këtë hormon bëhet më vonë në shtatzëni, si dhe testet për prirjen e anomalive kromozomale ose defekteve të lindjes.

5.Ju keni simptoma ekstreme. Simptomat e shumta mund të tregojnë një shtatzëni të dyfishtë. Simptomat e shtatzënisë janë të shumta dhe jo gjithmonë të këndshme. Ndienja e këputjes në mëngjes, dëshirat për ushqime, lodhja, urinimi i shpeshtë … të gjitha këto zakonisht përjetohen nga gratë shtatzëna. Pra, nuk mund të jetë një surprizë që prania e dy foshnjave i përkeqëson këto simptoma. Disa nëna shtatzëna me binjakë- megjithëse jo të gjitha, raportojnë se kanë simptoma të shumta të shtatzënisë si lodhje, ndjeshmëri e gjoksit, dëshira për ushqime etj. Kjo ndodh tek gratë që kanë përjetuar një shtatzëni të mëparshme dhe kanë ku bazohen për krahasim.

Nëse keni një ndjesi se ju mund të bëheni me binjakë, dyshime apo çfarëdolloj ideje përmendeni tek mjeku. Besoni tek instikti i mëmësisë. Në fund të fundit, çfarëdo shenja apo simptoma të keni, ato do të vërtetohen nga ekoja që do të bëni por ju do të merrni një vëmendje më të madhe mjekësore nëse ia thoni pyetjen tuaj. Në rast se gaboni me këtë instikt nuk ka problem pasi do të shijoni e qetë shtatzëninë tuaj me një fëmijë./Burimi ”PËR NËNAT”

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar