Dy pjesëtarë të UNMIKU’t arrestohen për vjedhje në Prishtinë

Dy pjesëtarë të UNMIK-ut, një shqiptar dhe një ruse, janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, në përpjekje për të vjedhur në një lokal. Rastin e kanë konfirmuar zëdhënës të Policisë së Kosovës. ”Është raportuar se dy të dyshuarit një femër shtetase e Rusisë dhe një mashkull shtetas i Shqipërisë, janë shoqëruar në polici, nën dyshimin se […]
Rastin e kanë konfirmuar zëdhënës të Policisë së Kosovës.
”Është raportuar se dy të dyshuarit një femër shtetase e Rusisë dhe një mashkull shtetas i Shqipërisë, janë shoqëruar në polici, nën dyshimin se të njëjtit në një lokal kanë vjedhur një portofol. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet nga Policia.
Rasti ka ndodhur nw sheshin ‘Ibrahim Rugova’./Periskopi/












