Dy banka u grabitën brenda gjysmë ore në Pejë

Dy banka u grabitën brenda gjysmë ore në Pejë

Në qytetin e Pejës kanë ndodhur dy plaçkitje me armë zjarri brenda pesë minutave, që dyshohet se janë kryer nga i njëjti person. Plaçkitja e parë u zhvillua rreth orës 17:55 në filialin e Western Union, ky i dyshuari ka rrit t’i marr viktimës rreth 4500 euro, transmeton Klan Kosova. Ndërsa plaçkitja e dytë është […]

Në qytetin e Pejës kanë ndodhur dy plaçkitje me armë zjarri brenda pesë minutave, që dyshohet se janë kryer nga i njëjti person.

Plaçkitja e parë u zhvillua rreth orës 17:55 në filialin e Western Union, ky i dyshuari ka rrit t’i marr viktimës rreth 4500 euro, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa plaçkitja e dytë është zhvilluar rreth orës 18:00 në bankën ‘IUTE Credit’ në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Rastin për Klan Kosova e ka siguruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Sot rreth orës 17:55, policia ka pranuar informacionin se afër semaforëve në Pejë, në filialin Western Union, ka ndodhur një grabitje e armatosur. Menjëherë njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, në ndërkohë që është informuar edhe prokurori i shtetit”.

“Policia ka kontaktuar viktimën e cila ka qenë punëtore në këtë filial, e njëjta kë përshkruar të dyshuarin se në kokë ka pas një kapelë, ka pasur edhe një shall të zi, rroba të zeza, ka dhënë edhe disa detaje tjera të cilat janë të nevojshme për policinë”.

“I dyshimti ka pasur armë të shkurtër dhe nën kërcënimin e armës, nga punëtorja ka kërkuar të gjitha paratë të cilat i ka pasur në kacë. Viktima deklaron se i janë grabitur diku rreth 4500 euro, mirëpo kjo shumë mund të jetë jo e saktë. I dyshimti me paratë është larguar në drejtim të panjohur”.

“Menjëherë pas pesë minutave në ora 18:00 , prapë kemi pranuar informatën se është kryer një grabitje në udhëkryqin në qendër të Pejës, rrugë kjo e cila shpien për në spital, në bankën ‘IUTE Credit’ që ndodhen në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’”.

“Sipas përshkrimit që ka dhanë viktima mund të jetë i njëjti i dyshuar, por këtu nuk ka arrit të marr para dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë kërkim të personit të dyshuar. Deri më tani nuk kemi identifikuar ndonjë person dhe janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet në vendin e ngjarjes”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?