Deputeti i PDK-së: Këto ditë do të gjejmë zgjidhje edhe për taksën

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti ka bërë me dije se partnerët e koalicionit qeverisës, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, do të gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Në intervistën e paralajmëruar për nesër nga Gazeta “Epoka e Re”, ai ka theksuar se […]
Në intervistën e paralajmëruar për nesër nga Gazeta “Epoka e Re”, ai ka theksuar se taksa nuk do të paraqes problem për funksionimin e koalicionit PAN dhe se sipas tij nuk do të ketë luhatje në këtë drejtim.
Pajaziti ka thënë se cilido që të jetë fati i taksës, ajo e ka arritur efektin e vetë dhe nuk do të ketë luhatje të partneritetetit me SHBA’në.
Sa i përket kërkesës për zgjedhje të reja, Pajaziti ka thënë se partitë opozitare nuk duhet të bëjnë fushata populiste, por pozitë dhe opozitë duhet të fokusohen në momentumin për zgjidhjen përfundimtare me Serbinë.












