Daut Haradinaj: Marrja e Zotit, gjysma e parlamentit ishit SHIK

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj ka thënë se PSD ka arritjen më të madhe në këtë legjislaturë, duke arritur të kalojë këto projektligje të rëndësishme si dhe duke qenë pjesë e delegacionit për bisedimet në Bruksel. Për këtë gjë, Haradinaj i bëri thirrje edhe LDK’së e VV’së që të bëhen pjesë e delegacionit sepse suksesi […]
Për këtë gjë, Haradinaj i bëri thirrje edhe LDK’së e VV’së që të bëhen pjesë e delegacionit sepse suksesi mund të vije vetëm duke qenë unik, raporton Periskopi.
”Nëse jemi unik, suksesi ska me mungu. Nuk po diskutohet këtu a jemi pro apo kundër shkëmbimit të territoreve, për taksën, dialogun. Është e pandershme me i thënë diskujt sot se këtu dikush po I shërben politikave të Vuçiqit e Putinit.
Tutje Haradinaj ka ironizuar me përplasjen e Glauk Konjjufcës dhe Dardan Molliqaj ku ky i fundit i tha se ka qenë pjesë e SHIK’iut për një vit të plotë.
‘’Bile më kallzoj Hajdar Beqa këtu kush e kush është SHIK këtu. Gjysma e parlamenetit ishit SHIK, marrja e Zotit.’’, ka qeshur Haradinaj./Periskopi/












