Dardan Sjediu kritikon LDK’në e VV’në, thotë se PSD’ja ka sjellë frymë të re të opozitarizmit

Dardan Sjediu kritikon LDK’në e VV’në, thotë se PSD’ja ka sjellë frymë të re të opozitarizmit

Shefi i Grupit Parlamentar i Parisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka bërë të ditur para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, se nuk bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës Sejdiu tha se pas 20 vjetësh po bëhet Ligji për Pagat, që e sistemon administratës publike. Ai përmendi kushtet të cilat janë përmbushur nga ekzekutivit, sipas […]

Shefi i Grupit Parlamentar i Parisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka bërë të ditur para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, se nuk bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës

Sejdiu tha se pas 20 vjetësh po bëhet Ligji për Pagat, që e sistemon administratës publike. Ai përmendi kushtet të cilat janë përmbushur nga ekzekutivit, sipas tij, ka mbetur vetëm një për numrin e këshilltarëve dhe zëvendësministrave për të cilën është duke u punuar.

Sa i përket asaj që a do të bëhen pjesë e Qeverisë, Sejdiu tha se në asnjë rrethanë, nuk bëhen pjesë e qeverisjes.

“Jo në asnjë rrethanë. PSD ka sjellë frymë të re opozitarizmit. Në mundësi të veta sjellë ndryshime.

“Nuk do të jemi pjesë e qeverisë, ne kushtëzojmë Qeverinë që të sjellin ligje të mira”, tha Sejdiu.

“Për neve është e rëndësishme që Kosova pas 20 vitesh të bëhet me ligj të pagave, është e rëndësishme të bëhet ligji për dialog. Nesër ndoshta opozita mund ta rrëzojë qeverinë”, shtoi Sejdiu.

Sejdiu tha se janë deponuar në korrik nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë, ai kritikoi partitë e tjera, të cilat tha se s’po japin nënshkrime por vetëm po ankohen.

“Në korrik i kam deponuar nënshkrimet, nuk besoj që ka arsye të bëhet kjo pyetje, pyetja duhet të jetë pse tjerët s’po japin nënshkrime por vetëm po ankohen”, u shpreh Sejdiu.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?