Çka thanë Konjufca, Ymeri dhe Sherifi sot në tryezën për dialogun me Serbinë?

Çka thanë Konjufca, Ymeri dhe Sherifi sot në tryezën për dialogun me Serbinë?

Shkaku i përçarjeve në mes të koalicionit qeverisës është duke u përkeqësuar edhe pozita negociuese e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, ndërkohë që edhe presidenti Hashim Thaçi nuk ka qenë transparent në këtë proces. Kështu u tha sot në tryezën e diskutimit me temën “Dialogu Kosovë Serbi- Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”, […]

Shkaku i përçarjeve në mes të koalicionit qeverisës është duke u përkeqësuar edhe pozita negociuese e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, ndërkohë që edhe presidenti Hashim Thaçi nuk ka qenë transparent në këtë proces.

Kështu u tha sot në tryezën e diskutimit me temën “Dialogu Kosovë Serbi- Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se dialogu me Serbinë, ka marrë kah tjetër që nga viti i kaluar, si shkak i presidentit Thaçi, duke përmendur këtu idenë e shkëmbimit të territoreve.

Sipas tij, kryeministri Ramush Haradinaj do të duhej që të mos lejonte projektin e Hashim Thaçit, siç e quajti ai, idenë për shkëmbimin e territoreve, e jo të braktisë kompetencat për dialog.

“Ai është kontrolluesi i pjesës më të madhe të pushtetit, koalicionit qeverisës. Është një lloj shefi i PDK-së, dhe PDK e kushtëzon një kryeministër, i cili është shumë i dobët dhe shumë i cenueshëm në Kosovë, që është kryeministri Haradinaj. Nuk është i dobët në kuptimin personal të fjalës, është i dobët në kuptimin qysh e ka qep koalicionin qeveritar, i cili është mazhorancë në këtë rast. Pse erdhëm deri këtu, sa i përket këtij projekti të presidentit Thaçi… e para është braktisja e kompetencave nga ana e kryeministrit, ky është hapi i parë pse kemi ardhur deri këtu. Aty ka filluar. Në momentin e parë që e ka marrë qeverinë, Haradinaj tha unë nuk merrem me dialogun me Serbinë…Kryeministri qysh nga fillimi është kujdes se qysh mos me cenuar presidentin Thaçi në këtë rrugëtim të tij të rrezikshëm”, tha Konjufca.

Ndërsa, Visar Ymeri nga Partia Social Demokrate, u zotua se me ligjin për dialog, kompetencat do t’i ketë Kuvendi i Kosovës, në mënyrë që t’i kthehet vendimmarrja duke rritur kështu transparencën dhe llogaridhënien mbi këtë proces.

“Qeveritë e kaluara që e kanë drejtuar atë e kanë vendosur kuvendin zakonisht para aktit të kryer në momentin e arritjes së marrëveshjes. Sikur në vitin 2013, 2015, dy realitete me dy kryeministra të ndryshëm, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka qenë institucioni prej të cilët është kërkuar  në fund që të votohet një marrëveshje pa pasur asnjë informatë a njoftim, për atë se si është ardhur deri tek ajo marrëveshje dhe pa pasur asnjë pajtueshmëri gjenerale të deputetëve të Kuvendit për dobishmërinë e kësaj marrëveshje. Kosova në këtë rast nuk do të bëjë gabimin që ka bërë në rastet e kaluara e veçanërisht në këtë proces të dialogut në Bruksel, në të cilën ka bërë pranim të marrëveshjeve të ndryshme, disa prej tyre jashtë kushtetuese e shpesh herë edhe të dëmshme për Republikën e Kosovës, duke mos marrë asgjë si kthim prapa. Mund të them që procesi i dialogut ishte një pazar i njëanshëmâ  , ka thënë Ymeri.

Ai shpreson se do të arrihet një konsensus politik ku kërkohet që të gjitha partitë e Kosovës të jenë pjesë e ekipit për dialogim. Ai mes tjerash tha se këto qëndrime do të shprehen te platforma udhërrëfyese e parimeve të dialogut, e cila do të paraqitet gjatë javës së ardhshme.

Ndërsa, Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka ftuar të gjitha partitë opozitare t’i bashkohen kësaj platformë që sipas tij të mos humbet beteja ende pa filluar.

“Po bëhet fjalë për një proces që në fund do të duhej të prodhonte një marrëveshje që shitet në Serbi. Pra, nuk e kemi filluar ne,  e ka filluar Serbia me aleatët e vet duke depërtuar edhe në territorin armik të saj, në territorin miq tonin, duke depërtuar edhe aty, për të hapur veshin e tyre se çështja e Kosovës pa miratimin e Serbisë nuk mund të konsiderohet e zgjidhur. Pra, ne jemi në një situatë defanzive ku bëhet fjalë për një proces, është kërkuar dhe është dizajnuar si i tillë që duhet të prodhojë një marrëveshje që mund të shitet në Serbi. Se nuk ka mund të shitet Rambujeja, Vjena, Ahtisaari, tash duhet e treta e vërteta ”, tha Sherifi.

Ai tha se Kosova është në një situatë ku duhet të mbrojë atë që ka bërë deri më tani që nga 17 shkurti i vitit 2008. Por, që sipas tij , publiku po manipulohet duke thënë se Kosova do të fitojë edhe më shumë nga kjo marrëveshje se sa në vitin 2008.

Ndërsa Lekë Batalli nga GLPS-ja ka prezantuar studimin e tretë të punimeve ku flitet për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se ky studim fokusin kryesor e ka se a është ky momenti i fundit ku Kosova duhet të ketë dialogun përfundimtar me Serbinë.

Ai theksoi se momentalisht ekziston një ndarje shumë e madhe mes pozitës dhe opozitës,  e po ashtu edhe në mes koalicionit qeverisës, e që sipas tij e përkeqëson pozitën negociuese.

“Kemi një ndarje shumë të madhe, do të thotë  jo vetëm ndërmjet pozitës dhe opozitës, sa i përket dialogut, por gjithashtu shpesh po shpërfaqet një mos përputhshmëri ndërmjet vetë pjesëmarrësve të koalicionit qeverisës. Kjo vetëm sa e përkeqëson pozitën negociuese. Në momentin ku jemi tani, Kosova vlerësohet si aktori më destruktiv e jo konstruktiv. Edhe ne kemi arrit prej një përkrahje shumë të madhe që e kemi krijuar prej shteteve përreth dhe në përgjithësi kemi arritur tash për t’u cilësuar si pala negative, e cila nuk është duke dashur të jetë konstruktive”, ka përfunduar ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?