Çitaku: E tronditur deri në palcë me rastin në Drenas, le të jetë këmbanë për indiferencën tonë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka shkruar për rastin që ka ndodhur në Drenas ku polici ka dhunuar seksualisht një 16 vjeçare. Ajo thotë se ky rast ‘flet për një problem më të thellë dhe strukturor që kemi si shoqëri”. “E tronditur deri në palcë me dhunën që përjetoi vajza nga Drenasi, në […]
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka shkruar për rastin që ka ndodhur në Drenas ku polici ka dhunuar seksualisht një 16 vjeçare.
Ajo thotë se ky rast ‘flet për një problem më të thellë dhe strukturor që kemi si shoqëri”.
“E tronditur deri në palcë me dhunën që përjetoi vajza nga Drenasi, në duart e atyre që do të duhej të ishin aty për ta ndihmuar atë. Ky rast flet për një problem më të thellë, më strukturor që kemi ne si shoqëri. Lehtësia e padurueshme me të cilën i shtypim, dhunojmë, vrajmë vajzat dhe gratë. Kafshë dhe monstra që këpusin krahë e dhunojnë gra ka kudo. Ajo që bënë dallimin është mënyra se si reagon shoqëria. Si reagojnë institucionet. Le të jetë ky rast këmbanë e na zgjoftë nga indiferenca”, shkruan Çitaku./Periskopi/












