Burri në Gjilan detyron gruan të abortoj fëmijën në muajin e pestë të shtatzënisë

Një burrë në Gjilan është arrestuar pasi ka detyruar bashkëshorten e tij që përmes dhunës dhe presionit, të abortojë fëmijën me të cilën ajo ishte shtatzënë prej pesë muajve. Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari e kishte kanosur bashkëshorten e tij, e kishte dhunuar dhe i kishte ushtruar presion. “Është arrestuar i dyshuari mashkull […]
Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari e kishte kanosur bashkëshorten e tij, e kishte dhunuar dhe i kishte ushtruar presion.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili me anë të presionit, shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes ka detyruar bashkëshorten e tij, viktimën femër K/Shqiptare, të abortoj fëmijën e saj me të cilin viktima ishte shtatzënë prej pesë muajve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokuronit është dërguar në qendrën e mbajtjes.












