BIK’u thotë se gazetari i RTK’së e ka tezak Sabri Beqirin, Galica iu përgjigjet: Ju s’qenkeni në tokë të bukës

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dalur më një deklaratë edhe më skandaloze së sa veprimi i tyre ku një të varfër e kishin detyruar ta shes viçin për ta varrosur nënën e tij. Arsyetimi i zëdhënësit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriut ka qenë se gazetari i cili e ka realizuar storien me […]
Arsyetimi i zëdhënësit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriut ka qenë se gazetari i cili e ka realizuar storien me Sabri Beqirin i cili jeton me asistencë sociale është tezaku i tij.
Këtë qëndrim Sadriu ia ka dhënë edhe Periskopit, kur e kontaktuam më herët.
Por, ai ka shtuar edhe diçka.
“Një po du me ju tregu se Besart Galica me qatë djalin janë tezak, tezak e ka”, ka thënë Sadriu për Insajderin.
Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi Sabri Beqirin i cili jeton me asistencë sociale të paguajë për anëtarësi shumën prej 417 eurove, në mënyrë që nënën e tij ta varros sipas ritit islam.
“Unë thash nuk po di çka me bo, thash ajo duhet me u varros, për me u kry këto procedura. Më tha a ke pagu anëtarësi naj herë, i thash jo kurrë se nuk kam pas mundësi, më tha nuk janë pare shumë. I thash i dijë ato krejt, po jeni kundra fesë, tha jo valla nuk bon”, kishte thënë Beqiri.
Ai ka treguar se viçin dy muajsh e ka shitur në shumë prej 392 euro.
“Edhe u dasht me shit viçin, ditë e xhuma u kanë ditë tregu,e bagëtive, shkumë e shitëm vicin, dy muj i ka pas, me kill e kena shit, pare aty bojshin 392 euro, qato pare i kisha veç”, ka treguar Beqiri.
Nga ana tjetër, ka reaguar edhe gazetari Galica.
Reagimi i plotë:
Pas publikimit të kronikës lidhur me Sabri Beqirin, të cilin BIK-u në Vushtrri e ka detyruar të paguajë shumën prej 417 eurove për t’i kryer ritet fetare si: pastrimi i kufomës, lutjet fetare, pavarësisht se Sabriu është rast social (të faktuara të gjitha këto), Bashkësia Islame e Kosovës, në vend që të reflektojë, përmes sekretarit Ahmet Sadriu po mundohet që me shpifje ta injorojë rastin.
Ahmet Sadriu paska deklaruar se unë kam lidhje familjare me protagonistin e kronikës së transmetuar mbrëmë në edicionin qendror të lajmeve në RTK.
Kjo është një shpifje e cila nuk i shkon një zyrtari të një organizate fetare. Z. Sadriu edhe nëpërmjet telefonit më ka akuzuar për nepotizëm, gjë të cilën ia kam dëshmuar se nuk është e vërtetë, por ai paska vazhduar të shpifë me deklarata nëpër mediat tjera. Për këtë shpifje do të ngre padi ndaj BIK-ut, si dhe ndaj personit në fjalë (Ahmet Sadriut).
Publikisht e ftoj secilin zyrtar të BIK-ut që të deklarohet për rastin, gjithashtu ftoj që së bashku ta vizitojmë Sabri Beqirin (protagonist i kronikës) dhe ta dëshmojmë që unë nuk kam lidhje familjare me të.
Edhe sikur ta kisha familjar Sabri Beqirin, ai si rast social është i liruar nga të gjitha pagesat shtetërore, përfshirë edhe rastin ndaj BIK-ut.
Po shprehi habi se si mediat tjera kanë cituar një zyrtar i cili ka përmendur emrin tim në mënyrë të padrejtë, dhe asnjë nga këta kolegë nuk më kanë kontaktuar për ta verifikuar pretendimin e BIK-ut.
Ftoj BIK-un që të japë përgjigje zyrtare për formën dhe mënyrën se si e kanë detyruar Sabri Beqirin që të paguajë, ndryshe nëna e tij do të varrosej pa rite fetare.
Me respekt,
Besart Galica, gazetar












