Azilkërkuesi i dënuar fiton çmimin më të pasur letrar në Australi – Nuk e lejuan në ceremoni

Fituesi i çmimit më të pasur letrar të Australisë nuk ishte i pranishëm në ceremoni por kjo jo me zgjedhjen e tij. Behrouz Boochanit, libri debutues i të cilit e fitoi çmimin non-fiction prej 25,000 dollarësh dhe çmimin viktorian për letërsi prej 100,000 dollarësh, nuk i lejohet të hyjë në Australi. Shkrimtari kurd është një […]
Behrouz Boochanit, libri debutues i të cilit e fitoi çmimin non-fiction prej 25,000 dollarësh dhe çmimin viktorian për letërsi prej 100,000 dollarësh, nuk i lejohet të hyjë në Australi.
Shkrimtari kurd është një azilkërkues i cili është mbajtur në Ishujt Manus në Guinenë e Re për afër gjashtë vjet, së pari pas telave të qendrës së paraburgimit në det të hapur në Australi, dhe pastaj në strehim alternativ në ishull.
Tani libri i tij “No Friend But the Mountains”, i kompozuar brenda qendrës së paraburgimit, është njohur nga e njëjta qeveri e të njëjtit vend që i ndaloi atij hyrjen dhe e mbylli brenda.
“Është një ndjenjë paradoksale”, tha ai para se të shpallej çmimi kryesor. “Vërtet nuk e di çfarë të them. Natyrisht se nuk e kam shkruar librin vetëm për të fituar një çmim. Qëllimi kryesor ka qenë që njerëzit në Australi dhe përreth botës ta kuptojnë thellësisht se si ky sistem i ka torturuar njerëzit e pafajshëm në Manus dhe Nauru në mënyrë sistematike për pothuajse gjashtë vjet. Shpresoj se ky çmim do ta sjellë më shumë në vëmendje situatën tonë, do të sjellë ndryshime dhe do t’u jap fund këtyre politikave barbare”.
Që një azilkërkues i mbajtur në burgim në det të hapur të fitojë një çmim kaq të rëndësishëm “e turpëron jashtëzakonisht qeverinë australiane”, tha ai.
Për ta pranuar çmimin në emër të tij ishte përkthyesi i tij, Omid Tofighian i cili punoi me interpretuesin Moones Mansoubi për ta përkthyer tekstin farsi të Boochani në anglisht.












