Artistja shqiptare paraqet përmes dizajnit torturat që përjetoi 16 vjeçarja

Pas lajmeve që një 16 vjeçare nga Drenasi u përdhunua seksualisht nga profesori, e më pas nga hetuesi policor Vesel Veseli, kanë reaguar shoqëria civile e institucionet. Edhe arstitja Linda Dinaj, përmes një dizajni ka përshkruar ngjarjen tragjike që i ndodhi 16 vjeçares. “E përdhunuar nga arsimtari, vendosa ta denoncoj në polici. Kërkova ndihmë, siguri, […]
Pas lajmeve që një 16 vjeçare nga Drenasi u përdhunua seksualisht nga profesori, e më pas nga hetuesi policor Vesel Veseli, kanë reaguar shoqëria civile e institucionet.
Edhe arstitja Linda Dinaj, përmes një dizajni ka përshkruar ngjarjen tragjike që i ndodhi 16 vjeçares.
“E përdhunuar nga arsimtari, vendosa ta denoncoj në polici. Kërkova ndihmë, siguri, drejtësi, çka gjeta? Përdhunim, torturim, shantazh, detyrim për abort, shfrytëzim… një 16 vjeçare nga Drenasi”, thuhet në dizajnin e punuar nga artistja Dinaj.
Ndërkaq, shoqëria civile ka organizuar edhe dy protesta si reagim ndaj këtij rasti. E para do të mbahet në Prishtinë, para Policisë së Kosovës, kurse e dyta të premten në Drenas./Periskopi/












