Arrihet marrëveshja me SBASHK’un, mësimi nis të hënën

Pas tri javëve në grevë, nxënësit dhe mësimdhënësit kosovarë të hënën do t’iu rikthehen shkollave – raporton Periskopi. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi nga takimi me përfaqësues të SBASHK’ut. Veseli ka uruar grevistët dhe nxënësit për përfundimin […]
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi nga takimi me përfaqësues të SBASHK’ut.
Veseli ka uruar grevistët dhe nxënësit për përfundimin e grevës.
Ende nuk dihet se çfarë marrëveshje është arritur që greva të përfundojë.












