Analistët flasin për idenë e shkëmbimit të territoreve, ja çka thonë ata

Analistët flasin për idenë e shkëmbimit të territoreve, ja çka thonë ata

Në rast të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve më së shumti do të humbin serbët që jetojnë në jug të Kosovës. Kështu u tha në një debat publik në Qendrën Mediale në Çagllavicë, ku u diskutua mbi mundësitë e arritjes së një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Analisti Behlul Beqaj është […]

Në rast të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve më së shumti do të humbin serbët që jetojnë në jug të Kosovës.

Kështu u tha në një debat publik në Qendrën Mediale në Çagllavicë, ku u diskutua mbi mundësitë e arritjes së një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Analisti Behlul Beqaj është shprehur se pa u zbatuar marrëveshjet e para të dialogut teknik, nuk mund të ketë marrëveshje të dytë. Sipas tij, arsye që marrëveshja finale është shumë e vështirë janë deklaratat e presidentit serb, ku thotë se në çfarëdo marrëveshje duhet të pyetet populli.

Beqaj tha se marrëveshjet e supozuara ndërmjet dy shteteve janë shumë larg vullnetit politik të qytetarëve të dy shteteve. Ai konsideron se hapja e korrigjimit të kufirit ka zhvlerësuar gjitha përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve paraprake.

“Politika e korrigjimit të kufirit është e atyre që kanë dështuar brenda kufirit”, tha ai.

Nga organizata joqeveritare “Aktiv” foli Miodrag Miliçeviq, i cili tha se  edhe pse disa prej marrëveshjeve nuk janë zbatuar plotësisht, ato kanë kontribuar që të zbuten tensionet mes qytetarëve serbe dhe shqiptarë dhe të ketë lëvizje më të lehta të njerëzve dhe qytetarëve.

Ai pati disa kërkesa që duhet të implementohen nga marrëveshja e parë ndërmjet dy shteteve.

“Çështja e parë që është dashur të implementohet ka qenë themelimi i bashkësisë së komunave serbe, pasi kjo nuk është zbatuar. Çështja tjetër ka të bëjë me marrëveshjen e telekomunikacionit dhe lirinë e lëvizjes”, u shpreh ai.

Pavarësisht kësaj, shtoi se në këto kushte mund të ketë një marrëveshje të dytë, por duhet të dihet se në çfarë parime duhet të realizohet.

Miliçeviq foli dhe për mundësinë e ndarjes së Kosovës, apo shkëmbimit të territorit, ku theksoi se nëse do të ketë ndarje, serbët që jetojnë në jug nuk do të jenë në një pozitë të lakmueshme, pasi siç thotë ai do t’i humbin të gjitha drejtët institucionale.

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri ka thënë se fillimisht duhet të përcaktohen disa parime se në çfarë niveli duhet të realizohet dialogu dhe të arrihet marrëveshja.

Sipas tij, marrëveshja për të qenë valide duhet të pranohet në bazë të kushtetueshmërisë dhe të jetë ekuivalente në të dy shtetet, pasi nuk mund të imponohet asnjë çështje.

Ai foli dhe për marrëveshjet e kaluara, sipas tij ka pasur mbi 33 marrëveshje e një pjesë e tyre nuk janë realizuar. Tahiri, pohoi se mangësi e kësaj është se palët i interpretojnë ndryshe këto marrëveshje.

Ndërsa gazetari Zhivojin Rakoçeviq tha se fillimisht duhet të shihet gjendja reale e marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve serbë dhe shqiptarë që jetojnë në Kosovë.

Sipas tij, nuk mund të arrihet  marrëveshja finale kur problemet jetësore të qytetarëve janë të pranishme në çdo qytet ku jetojnë serbët.

Ai tha se mundësia e ndarjes për serbët jashtë veriut të Kosovës është zgjidhja më e keqe e mundshme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?