AKR-ja ia sheh sherrin largimit të Labit, po i humbet dy ministri

AKR-ja ia sheh sherrin largimit të Labit, po i humbet dy ministri

Largimi i deputetit, Labinot Tahiri nga Grupi Parlamentar i Aleancës Kosova e Re, dhe mbetja e kësaj partie vetëm me një deputet, mund t’i kushtojë partisë së Behgjet Pacollit Burime brenda koalicionit PAN kanë bërë të ditur se pas largimit edhe të Labinot Tahirit nga AKR, dhe bashkimin e tij me AAK, po diskutohet mundësia […]

Burime brenda koalicionit PAN kanë bërë të ditur se pas largimit edhe të Labinot Tahirit nga AKR, dhe bashkimin e tij me AAK, po diskutohet mundësia e riformatizimit të Qeverisë, gjegjësisht që AKR-së t’i merren dy ministri.

“Nga 4 ministri sa aktualisht ka AKR, po planifikohet që t’i merren dy”, thonë këto burime, ndonëse nuk japin detaje nëse Pacolli është njoftuar për këtë “ide”.

Madje, sipas këtyre burimeve PAN-i ka planifikuar që këto dy ministri t’i ndajë ndërmjet PDK-së e AAK-së.“Pra, njërën ministri ta marrë PDK-ja e tjetrën ta marrë AAK”, thotë ky burim.Partia e Pacollit që aktualisht ka vetëm një deputet në Kuvend, Islam Pacollin udhëheqë me këto ministri: Ministria e Punëve të Jashtme, e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, e Punëve të Brendshme dhe e Zhvillimit Ekonomik.

Nga koalicioni PAN nuk kanë dashur zyrtarisht të flasin për këtë temë.I vetmi që ka folur është zyrtari i PDK-së, Gani Koci i cili ka thënë se Pacolli përveç degradimit të politikës së jashtme, ka mbetë me një deputet dhe udhëheq prej fillimit, padrejtësisht, me katër ministri.

“Sinqerisht, para çdo veprimi tjetër, Kadri Veseli , Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj duhet ta rishqyrtojnë pozitën e koalicionit me Behxhet Pacollin. Ky i fundit përveç degradimit të politikës së jashtme, partia e tij ka mbetë me një deputet dhe udhëheq prej fillimit, padrejtësisht, me katër ministri”, ka thënë Koci.

Gazeta Blic gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga AKR, mirëpo zyrtarë të kësaj partie nuk iu janë përgjigjur pyetjeve të portalit.

Ndryshe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri sot ka konfirmuar kalimin e tij në Grupin Parlamentar të AAK-së.“Po, kam kaluar në grupin parlamentar të AAK-së, mirëpo s’jam larguar nga AKR-ja”, ka thënë gjatë ditës ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?