AKP i dorëzon dhe publikon Raportet e Pasqyrave Financiare Vjetore

AKP i dorëzon dhe publikon Raportet e Pasqyrave Financiare Vjetore

Agjencia e Kosovare të Privatizimit i ka dorëzuar Raportet e Pasqyrave Financiare vjetore në Departamentin e Thesarit që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në një njoftim për media të derguar nga AKP thuhet se Pasqyrat Financiare vjetore të Agjencisë janë të ndara në raport me të hyrat […]

Në një njoftim për media të derguar nga AKP thuhet se Pasqyrat Financiare vjetore të Agjencisë janë të ndara në raport me të hyrat e dedikuara dhe me fondet në mirëbesim për periudhën e përfunduar kalendarike të vitit 2018. Agjencia i ka përgatitur këto dokumente sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik “Raportimi Financiar sipas Kontabilitetit të bazuar në para të gatshme” dhe “Rregullores Kornizë mbi raportimin e Pasqyrave Financiare të Fondeve në Mirëbesim” të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve më 23 Shkurt 2011, i përmbushin të gjitha obligimet raportuese që dalin nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMPFP) nr.03/L-48, plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.03/L-221, Ligjin nr. 04/L-116 dhe ligjin nr. 04/L-194 dhe janë bazuar në shënimet financiare të mbajtura në mënyrë të duhur.

Pasqyrat Financiare të Agjencisë janë prezantuar sipas parimit të kontabilitetit të bazuar në para të gatshme dhe janë përfshirë edhe llogaritë të arkëtueshme, llogaritë e pagueshme dhe detyrimet kontingjente vetëm si shpalosje në pasqyrat financiare të Fondeve në Mirëbesim. Të gjitha të dhënat financiare të pranimeve dhe pagesave që janë paraqitur në këto shënime janë nga llogaritë bankare të NSh-ve që Agjencia menaxhon dhe administron në Bankën Qendrore të Kosovës.

Gjendja bankare deri më 31 dhjetor 2018 ka qenë 388 milionë e 115 mijë euro. Të hyrat nga privatizimet e realizuara gjatë vitit që shkoi ishin 18 milionë e 138 mijë euro, ndërsa të hyrat nga qiraja ishin 6.2 milionë euro. Në total të hyrat e realizuara nga qiradhëniet kanë arritur shumën 38.8 milionë euro. Pagesa për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore përmes 20 % gjatë vitit 2018 janë realizuar rreth 7 milionë euro, ndërsa shuma e përgjithshme e shpërndarjeve të 20 % për punëtorët legjitim është 126.2 milionë euro. Kreditorët e NSh-ve gjatë këtij viti janë paguar në shumën 2.4 milionë euro ndërsa shuma e përgjithshme e shpërndarë për kreditorët është mbi 26 milion eur , kurse fondet e transferuara në buxhetin e Kosovës këtë vit janë 86.1 milionë euro, përderisa në total janë bartur në buxhetin e shtetit 176.7 milionë euro.

Raportet me Pasqyrat Financiare vjetore AKP i ka publikuar dhe mund të gjenden në web faqen zyrtare: www.pak-ks.org, rubrika “Raportet”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?