Ahmeti thotë se u keqinterpretua për taksën: Jemi bashkë me kryeministrin, taksa të pezullohet vetëm përkohësisht

Kryetari i PSD-së, njëherësh edhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj disa lajmeve ku huhet se ai përkrah heqjen e taksës. Pë5rmes një postimi në media ai ka sqaruar se nuk është kundër kryeministrit Ramush Haradinaj sa i përket taksës, por me të. Derisa ka shtuar se është pro një pezullimi të përkohshëm […]
Kryetari i PSD-së, njëherësh edhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj disa lajmeve ku huhet se ai përkrah heqjen e taksës. Pë5rmes një postimi në media ai ka sqaruar se nuk është kundër kryeministrit Ramush Haradinaj sa i përket taksës, por me të.
Derisa ka shtuar se është pro një pezullimi të përkohshëm të taksës dhe vënies së kushteve për Serbinë.
Ja postimi i plotë i tij:
Para vendimit për taksen më ka telefonuar kryeministri Ramush Haradinaj. Më ka tregu që don me e vendos taksën dhe më ka thënë që kjo e largon Listen Serbe. Pyetja ishte “në qoftë se largohet lista serbe, a më mbështet në taksë që mos me ra qeveria”. I kemi thënë po!
Edhe sot mendoj që taksa është pak karshi politikave të Serbisë! dashakëqijtë e shtrembërojnë deklaratën time! Unë i kam thënë kryeministrit, për taksen jemi bashkë! Në qoftë se vendosim bashkë me e mbajt, e ndajmë presionin! Në qoftë se vendosim bashkë me e pezullu përkohësisht për ti dhënë rast dialogut, e ndajmë kritikën publike bashkë!
Kur ishte në pyetje me e marr kreditin për taksë, nuk i nxinte kamera. Kur erdhi presioni amerikan, nuk i nxen dera. Ne jemi këtu edhe në të mirë, edhe në të keq.
Interesat shtetëror nuk janë pronë e askujt, janë përgjegjësi e përbashkët. Përfituesit ditor mundohen me rrejt e shpif. Interesi i shtetit mbetet synim i përhershëm që mbijeton!












