Abrashi assesi ta pranojë humbjen në Prishtinë: Vendim skandaloz i pazareve

Arban Abrashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po mundet ta pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë ankesën e tij për rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë – raporton Periskopi. Abrashi e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës dhe ka kërkuar nga komuniteti juridik vendor e ndërkombëtar që të hapin debat për të. […]
Abrashi e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës dhe ka kërkuar nga komuniteti juridik vendor e ndërkombëtar që të hapin debat për të.
Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, hartimin e aktgjykimit ai e ka quajtur fshehje të pazareve.
Lexoni reagimin e tij:
Si shoqëri e kishim një mundësi për ta ndryshuar dhe rikthyer besimin në institucione. Sidoqoftë, jo të gjitha palët vendosen të luajnë me duar të pastra. Politika vendosi të kundërtën, kurse institucionet e pavarura ranë në kurthën e politikës dhe i’u dorëzuan presionit.
Disa gabime të akvendimit skandaloz janë më poshtë:
Me nenin 112 të Kushtetutës përcaktohet e drejta e Gjykatës Kushtetuese për të intepretuar nëse ligjet jane në përputhshmëri me Kushtetutën.
Në rastin tim, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se aktgjykimet e aktvendimet e Gjykatës Supreme nuk janë në kundërshtim me nenet 45 dhe 54 të Kushtetutes. Kjo përbën skandal në vete, e ky skandal e kjo praktikë nuk haset në asnjë gjykatë kushtetuese kur vendos për ankesat individuale, por as në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Unë kam kerkuar nga Gjykata Kushtetuese që të konstatoj në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutes shkeljen e të drejtave të mia zgjedhore, e jo të më tregoj nësë aktgjykimi dhe aktvendimi i Gjykatë Supreme kanë shkelur nenet 45 dhe 54 të Kushtetutës. TURP!
E nderuar Gjykatë, në rast se nuk ke kuptuar: Unë nuk kam kërkuar interpretimin e përpuethshmërisë së ligjit me Kushtetuten, por kam ngritur kërkesën time kundër nje autoriteti publik për cenim të lirive dhe të drejtave të mia kushtetuese.
Me këtë rast kërkoj nga i gjithë komuniteti juridik vendor e ndërkombëtar profesional që të hapet debat për këtë aktgjykim skandaloz.
Hartimi i një aktgjykim me shumë faqe, nuk nënkupton e kamuflon fshehjen e pazarit. Ky aktgjykim skandaloz, përfshin gabime amatore që vetëm letra i duron, por asnjëhere ndërgjegjja e rregullat e profesionit.
Mendoni pak për Kosovë, e të rinjtë qe me me mendje janë jashtë saj.












