A do t’i ndajë Qeveria nga 15 mijë euro për familjet që humbin anëtarë në vendin e punës? Përgjigjet Kryeministri

Kryeministri Ramush Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, është pyetur nga gazetarët lidhur me kërkesën e një deputeteje të Vetëvendosjes që t’u ndahen nga 15 mijë euro familjeve që humbin ndonjë anëtar të familjes në vendin e punës. Ai ka thënë se nuk ka ende asnjë kërkesë konkrete lidhur me këtë. “Nuk […]
Kryeministri Ramush Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, është pyetur nga gazetarët lidhur me kërkesën e një deputeteje të Vetëvendosjes që t’u ndahen nga 15 mijë euro familjeve që humbin ndonjë anëtar të familjes në vendin e punës.
Ai ka thënë se nuk ka ende asnjë kërkesë konkrete lidhur me këtë.
“Nuk na ka ardhë naj kërkesë konkrete. Ekzistojnë rrethanat që na obligojnë për anëtarët e kabinetit, pra ekziston një praktikë e tillë dhe respektohet situate e tillë që aplikohet në krejt vendet e botës”, ka thënë Haradinaj, përcjell Periskopi.
Haradinaj edhe një herë ka komentuar deklaratën e zëdhënëses së KE’së, Maja Kocijancic, lidhur me kyqjen e temës për Trepçën në dialog me Serbinë.
Edhe një herë, kryeministri ka thënë se kjo tregon se BE’së i ka humbur rruga në oborr.
“Trepca është e Kosovës, shiqoni ligji është i Kosovës, është një precedan dikush me komentu një votim të parlamentit të Kosovës, pra një tregues që atyre iu ka humb udha në oborr. Kyqja e kësaj teme në dialog është thirrje për destabilzim. Kosova i krynë vetë punët e shtëpisë”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/












