Zyrtari i VV-së ua shuan shpresat partive tjera: Janë dy mundësi, ose qeveri LV-LDK ose zgjedhje

Zyrtari i VV-së ua shuan shpresat partive tjera: Janë dy mundësi, ose qeveri LV-LDK ose zgjedhje

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, nuk ka lënë hapësirë tjetër përveç arritjes së marrëveshjes me LDK-në, apo shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Në një status në Facebook, Zaimi i ka radhitur 10 pika, sipas të cilave i ka pasqyruar skenarët e mundshëm, për arritjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike apo shkuarjen në […]

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, nuk ka lënë hapësirë tjetër përveç arritjes së marrëveshjes me LDK-në, apo shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Në një status në Facebook, Zaimi i ka radhitur 10 pika, sipas të cilave i ka pasqyruar skenarët e mundshëm, për arritjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike apo shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Postimi i plotë i Arbër Zaimi:

1. LV ka fituar zgjedhjet. Edhe pas rinumërimeve dhe lojërave me pragje, LV u certifikua nga KQZ si fituesja e zgjedhjeve, subjekti i parë e ai më i madh.

2. LV ka vendim strategjik të mos marrë në koalicion subjekte nga ish qeveria PAN.

3. Kjo lë vetëm dy mundësi, ose qeveri LV-LDK, ose zgjedhje. Nëse nuk bëhet marrëveshje për qeverinë Kurti, atëherë nuk do të votohet as kryetari i Kuvendit, gjë që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i takon ekskluzivisht LV. Pra pa marrëveshje, do të shkohet në zgjedhje.

4. Dmth. nuk ekziston mundësia që LDK të shkojë në opozitë, mundësitë e vetme janë: ose LV-LDK, ose zgjedhje.

5. LV e LDK janë shprehur dhe kanë bërë zotim publik gjatë fushatës zgjedhore se posti i presidentit nuk do të përfshihet në negociata për qeveri.

6. LV e LDK janë shprehur dhe janë zotuar publikisht se posti i kryeministrit i takon subjektit fitues dhe nuk është pjesë e negociatave për qeveri. Ky zotim erdhi meqenëse LDK refuzoi të pranonte ofertat e LV per koalicion parazgjedhor.

7. Kryetarët e LV e LDK janë marrë vesh për të patur nga 5 ministri secili subjekt, dhe kryetari i LV ka ofruar me bujari që zgjedhjen e parë ta bëjë LDK.

8. Veç kësaj, LDK-së i është ofruar nga LV edhe zv.kryeministri i parë. Edhe ky është një koncesion.

9. Kryetari i LV nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe për kërkesat e ardhura nga LDK. Por, secila kërkesë duhet të shoqërohet nga një ofertë. Asnjëri prej partnerëve nuk mund të marrë pa dhënë diçka.

10. Çdo vonesë është e panevojshme dhe në dëm të qytetarëve, që mezi e presin ndryshimin, sidomos në kushtet kur prapaskenat dhe skenarët alternativë tashmë nuk janë më të mundshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?