Zyrtari i VV-së: Jemi ende larg me LDK’në, Presidenti problemi kryesor

Zyrtari i VV-së: Jemi ende larg me LDK’në, Presidenti problemi kryesor

Partia e Albin Kurtit ende po e sheh pozitën e Presidentit si problemin më të madh për të lidhur koalicion me Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova. Liburn Aliu, anëtar i Kryesisë së VV’së, ka thënë se përpos pozitës së Shefit të Shtetit kanë edhe dallime tjera me Partinë e Isa Mustafës. Madje, ka deklaruar […]

Liburn Aliu, anëtar i Kryesisë së VV’së, ka thënë se përpos pozitës së Shefit të Shtetit kanë edhe dallime tjera me Partinë e Isa Mustafës.

Madje, ka deklaruar se janë larg një marrëveshjeje përderisa ka barrikadim të LDK’së përballë pozitave të caktuara.

“Marrëveshja nuk është afër por përpjekjet s’kemi me i ndalë, por afër nuk është. Kemi mosmarrëveshje sidomos të çështja e Presidentit, por ka edhe pika tjera, njëfar barrikadim pak i i tepruar është prej anës së LDK-së, ne kemi me insistu me u taku me bisedu”, ka thënë Aliu, në një bisedë për Express.

Sot, dy partitë kanë mbajtur takime të kryesive. LDK ka kërkuar kompromise nga VV’ja nëse dëshirojnë marrëveshje. Në Partinë fituese kanë thënë se s’ka marrëveshje përderisa Partia e dytë s’heq dorë nga pozita e Presidentit.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Besian Mustafa, Zëdhënës i LDK’së, ka thënë se Vetëvendosje duhet të bëjë kompromis nëse dëshiron të bëjë koalicion me Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Për sot është paralajmëruar edhe takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustfaës në orën 16:00.

Liburn Aliu tha se pas këtij takimi shpreson që të ndërrojë diçka sa i përket arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje mes dy partive.

“Po shpresojmë që pas takimit të sotëm ndoshta ndërron ndonjë gjë”, u shpreh anëtari i VV-së.

Albulena Haxhiu tha pas mbledhjes së Kryesisë së VV’së se s’ka marrëveshje me LDK’në nëse vazhdon barrikadimi për pozitën e Shefit të Shtetit. Megjithëkëtë, tha se nëse ka reflektim edhe mund të ketë marrëveshje brenda ditës kur edhe takohen shefat partiakë.

Përpjekje e VV-së dhe LDK-së për arritjen e marrëveshjes për koalicion po vazhdojnë pas takimit të mbrëmshëm të cilin e patën dy kryetarët e partive.

Kurti e Mustafa u takuan mbrëmë për rreth dy orë por pa ndonjë rezultat konkret sa i përket ndarjes së pushtetit.

Pas këtij takimi, Glauk Konjufca i VV-së dhe Avdullah Hoti i LDK-së u deklaruan se janë marrë vesh që të vazhdojnë me takime të tjera deri në arritjen e një marrëveshje për të qeverisur bashkë.

Dy partitë të cilat po tentojnë të formojnë qeverinë kanë afat deri më 26 dhjetor kur edhe do të mbahet seanca konstituive e caktuar nga Presidenti Hashim Thaçi.

Vetëvendosje dhe LDK po tentojnë të bëjnë marrëveshje për herë të parë. Deri më tash kanë pasur raporte armiqësore sidomos kur LDK ishte në Qeveri.

Tash, Albin Kurti sa herë flet për Isa Mustafën i referohet si profesor Mustafa pavarësisht se dikur e quante “argat të Serbisë” e të korruptuar.

Edhe para disa ditësh, Kurti provokoi Mustafën nga Tirana kur tha se Kryeministrat e mëhershëm kanë vjedhur derisa lideri i LDK’së kërkoi të mos bëhen provokime të tilla pasi minojnë çfarëdo bashkëpunimi ndërpartiak.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?