Zhduket Sidnei në tym: Në Australi, ajri i ndotur 11 herë më i rrezikshëm se “i rrezikshëm”

Sidnei u zhduk nga shtresa e trashë e tymit që mbuloi qytetin dhe e ndoti ajrin për 11 herë më shumë se ajo që konsiderohet “i rrezikshëm” gjatë ditës së martë. Zjarrfikësit e lodhur australianë u përballën me atë që autoritetet e këtij vendi e përshkruan si një kombinim “vdekjeprurës” të temperaturave të larta me […]
Zjarrfikësit e lodhur australianë u përballën me atë që autoritetet e këtij vendi e përshkruan si një kombinim “vdekjeprurës” të temperaturave të larta me erërat e rënda.
Përgjatë Sidneit, ndërtesat ishin evakuuar rregullisht ndërsa alarmet e zjarrit po binin si rëndom.
Shkollat nuk i lejuan fëmijët të dilnin jashtë gjatë pauzës së drekës dhe duhej të vendosnin maska të fytyrës.

Pamjet e Urës Harbour, Shtëpisë së Operës dhe Bondi Beach me tymin u shpërndanë gjithandej në rrjetet sociale, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Drejtori i organizatës shtetërore të shëndetit ambiental, Dr. Richard Broome, tha se tymi në Sidnei ishte “ajri më i ndotur që kishte parë ndonjëherë.”
Deri tash 6 njerëz kanë vdekur, dhe rreth 700 shtëpi janë shkatërruar. Mbi 2 milionë e 700 mijë hektarë tokë janë djegur./Periskopi












